Në një dalje për mediat, një ditë pas zbardhjes se vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar do të nisen me urgjencë letërporositë për 6 autorët e përfshirë në krim dhe do të nisë puna me homologët e vendeve të tjera për kapjen e tyre.
Po ashtu Manja bëri të ditur se ministria është në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë lidhur me ngjarjen.
“Unë nuk di se ka raste të refuzimit të ekstradimit, në të gjitha rastet që ka pasur kërkesa ne i kemi realizuar. Lidhur me ngjarjen e Lezhës jemi ne bashkëpunim te ngushtë me prokurorinë ne momentin e parë qe do vijnë letërporsitë do i procedojmë menjëherë dhe do komunikojmë me homologet e huaj për shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar.
Përgëzoj policinë e shtetit dhe prokurorinë, që në kohë rekord arritën që të zbardhnin një ngjarje kaq të shëmtuar”, tha Manja.