Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KE: Zhgënjyese që Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës

2023/04/22 at 8:59 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
KE: Zhgënjyese që Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të shtunën se ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e së dielës në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe ku do të votohet për kryetarët e katër komunave.


Ky komision tashmë ka vendosur kontejnerë nëpër rrugët kryesore në veri ku gjithsej do të ketë 19 qendra votimi, ndërsa policia e Kosovës tha se ka marrë të gjitha masat për krijimin e një mjedisi të sigurt për procesin zgjedhor.

Në zgjedhje pritet të marrin pjesë 10 kandidatë prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb, pasi Partia e Serbëve të Kosovës, një subjekt politik me seli në komunën e Leposaviçit, hoqi dorë nga pjesëmarrja në zgjedhjet për shkak të siç tha mungesës së kushteve të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve.

Postet e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës mbetën bosh në nëntor të vitit të kaluar kur përfaqësuesit serbë në zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, mes tensioneve për shkak të mospajtimeve ndaj një vendimi të qeverisë në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Lista Serbe subjekti kryesor i serbëve të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve serb për bojkot të përgjithshëm të këtyre zgjedhjeve të cilat i ka quajtur “jodemokratike të organizuara nga Albin Kurti”. Kjo listë tha se serbët duhet të “shikojnë me përbuzje të gjithë ata që planifikojnë të dalin dhe të marrin pjesë në këtë proces të paligjshëm dhe që është kundër interesave të popullit serb”.

Bashkimi Evropian tha se sigurimi që zgjedhjet të zhvillohen në kushte paqësore është thelbësor. Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano tha se “është shumë zhgënjyese që Lista Serbe që përfaqëson serbët e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill në katër komunat veriore”.

Zoti Stano tha se është detyrë e Kosovës dhe Serbisë që të kenë përparësi kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe të bien dakord për një rrugë përpara që është gjithëpërfshirëse, e drejtë, demokratike dhe paqësore, duke bërë thirrje për përmbushjen e marrëveshjes së 18 marsit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.

“Marrëveshja dhe Aneksi hapin rrugën drejt normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve. Një pjesë themelore e zbatimit të këtyre marrëveshjeve do të jetë kthimi i qëndrueshëm i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe pushtetin lokal”, tha zoti Stano.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka kritikuar ashpër vendet kryesore perëndimore për mbështetjen e zgjedhjeve të së dielës, duke theksuar se qëllimi i tyre është pamundësimi i themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Duke i cilësuar zgjedhjet e së dielës si “një ditë të rëndë” për popullin serb, ai u bëri thirrje banorëve të veriut të shmangin incidentet.

Autoritetet në Kosovë ndërkaq u kanë bërë thirrje qytetarëve serb që të marrin pjesë në zgjedhje të cilat sipas tyre janë të rëndësishme për konsolidimin e demokracisë dhe funksionimin e institucioneve në veriun e vendit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një mesazhi u bëri thirrje serbëve në veriun e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës pavarësisht, siç tha, kërcënimeve dhe frikësimeve nga strukturat kriminale të mbështetura nga Beogradi. Presidentja Osmani tha se “pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje do t’u dërgojë një mesazh të fortë atyre që kërkojnë t’i frikësojnë dhe shtypin” duke nënvizuar se institucionet e Kosovës do të jenë në mbështetje të tyre për të ofruar siguri.

Zgjedhjet u caktuan fillimisht për datën 18 dhjetor të vitit të kaluar por ato u shtynë me kërkesën e diplomatëve perëndimorë të cilët u përfshinë në një përpjekje për një marrëveshje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën palët u pajtuan më 18 mars në Ohër.

Bisedimet rreth zbatimit të saj pritet të mbahen me 2 maj në Bruksel./VOA

Etiketa: kosovePeter Stanoserbizgjedhje


Ju sugjerojmë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
Bota

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

3 Nëntor, 2025 8:19 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Nëntor, 2025 8:15 am
SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
Para
Kurti kërkon dënimin për krimet serbe: Është tentuar shfarosja

Kurti: Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake aty ku u fshehën trupat e 744 shqiptarëve

Twitter thotë se pezulloi gabimisht llogaritë e ambasadave serbe

Twitter "rrëmujë" sërish, ja çfarë ndodhi këtë herë

I djegin makinën, pronari bën vetëgjyqësi dhe dhunon zjarrvënësin

Sherr në një lokal në Elbasan, plagoset i riu
















TE FUNDIT

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
3 Nëntor, 2025

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK. Ai shoqërohet nga avokati i tij,...

Lexo më shumë

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
3 Nëntor, 2025

Me samitin e propozuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Budapest që duket...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti i vranët. Vranësirat do...

Lexo më shumë

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
3 Nëntor, 2025

Dashi – Ditë goxha e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Asgjë nuk ka për të shkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com