Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Pas 23 prillit do të ketë pushtim të plotë të veriut të Kosovës

2023/04/22 at 5:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Votuam nën presion për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se serbët e Kosovës janë në një situatë të vështirë, pasi që ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen në veri të Kosovës më 23 prill.

Sipas tij, pasi të formohen autoritetet e reja lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – do të ketë “pushtim të plotë”.

“Nesër, populli ynë me qetësi, përgjegjësi dhe përbuzje do t’i shikojnë ata që do të vijnë nga Mitrovica e Jugut për të votuar që të zgjidhet udhëheqje e re në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Çfarë do të ndodhë më pas, do të jetë një pushtim i plotë për të cilin qytetarët tashmë janë gati, janë mësuar. Ata do të jenë të qetë, do të jenë të përgjegjshëm, ne do të paguajmë rrogat si më parë, do të luftojmë edhe më shumë për ta, do të ngremë standardet dhe do të presim për kohë më të mirë në të cilën, Karta e OKB-së do të jetë e vlefshme si dhe e drejta publike ndërkombëtare”, tha Vuçiq më 22 prill.

Vuçiq po ashtu komentoi edhe deklaratën e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, që tha se blloku evropian është i zhgënjyer që Lista Serbe dhe serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

Lideri serb tha se serbët në Kosovë kanë marrë pjesë në disa cikle zgjedhore, por tani ata nuk duhet të marrin pjesë para se të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 22 prill u bëri thirrje qytetarëve në veri që të dalin në zgjedhje. Ajo tha se dalja e tyre në zgjedhje do të ishte një “mesazh i fortë” për ata, që sipas saj, kanë “kërcënuar dhe frikësuar” banorët në veri që të mos marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Përveç katër kryetarëve të rinj, më 23 prill do të votohet edhe për përbërjet e reja të asambleve komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Në zgjedhje garojnë 10 kandidatë për kryetarë të komunave dhe vetëm një është nga radhët e komunitetit serb. Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhje dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre.

Zgjedhjet po mbahen pasi më 5 nëntor të vitit 2022, kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje.

Ata, së bashku me asamblistët komunalë dhe zyrtarë të tjerë nga sektori i sigurisë e drejtësisë, e morën këtë vendim në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës, që i obligonte serbët t’i zëvendësonin targat e makinave të tyre, të lëshuara nga Serbia, me ato RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet fillimisht ishin caktuar për 18 dhjetor të vitit 2022, por ishin anuluar për shkak të tensioneve në veri të Kosovës./REL

Etiketa: aleksander vucickosoveserbizgjedhje

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjirokastër, i mituri plagos me thikë 49-vjeçarin

19 Qershor, 2025 12:57 pm
Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale
Bota

Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale

19 Qershor, 2025 12:43 pm
Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri/ Tur-operatorët: Boshllëqet po i..
Aktualitet

Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri/ Tur-operatorët: Boshllëqet po i..

19 Qershor, 2025 12:40 pm
Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake
Bota

Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake

19 Qershor, 2025 12:35 pm
3 mld lekë garanci sovrane për bujqësinë,Malaj e Denaj takim me drejtuesit e bankave
Aktualitet

3 mld lekë garanci sovrane për bujqësinë,Malaj e Denaj takim me drejtuesit e bankave

19 Qershor, 2025 12:30 pm
Trump pret ekipin e “Juventus” në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Trump pret ekipin e “Juventus” në Shtëpinë e Bardhë

19 Qershor, 2025 12:15 pm
Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera
Kryesore

Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

19 Qershor, 2025 12:10 pm
Jamarbër Malltezi kërkon revokimin e masës së sigurisë/ Gjykata shtyn shqyrtimin!
Aktualitet

Jamarbër Malltezi kërkon revokimin e masës së sigurisë/ Gjykata shtyn shqyrtimin!

19 Qershor, 2025 11:56 am
Gjenden mbi 5 mijë bimë kanabisi në Shkodër/ Nisin hetimet për 5 kryetarë të…
Aktualitet

Gjenden mbi 5 mijë bimë kanabisi në Shkodër/ Nisin hetimet për 5 kryetarë të…

19 Qershor, 2025 11:50 am
Korçë/ Vidhte bazamentet e mermerit në varreza, ndalohet nga policia 48 vjeçari
Aktualitet

Korçë/ Vidhte bazamentet e mermerit në varreza, ndalohet nga policia 48 vjeçari

19 Qershor, 2025 11:37 am
Para
Mbajtën peng biznesmenin/ Lihet në burg njëri prej vëllezërve, tjetri në arrati

Mbajtën peng biznesmenin/ Lihet në burg njëri prej vëllezërve, tjetri në arrati

Sudan/ Diskutime mes forcave rivale për evakuimin e të huajve të kapur në luftë

Sudan/ Diskutime mes forcave rivale për evakuimin e të huajve të kapur në luftë

Jo vetëm zemra por edhe organet e trupit preken, ja si ndikon ndarja në shëndetin tonë

Jo vetëm zemra por edhe organet e trupit preken, ja si ndikon ndarja në shëndetin tonë

TE FUNDIT

Gjirokastër, i mituri plagos me thikë 49-vjeçarin

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
19 Qershor, 2025

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 17-vjeçar, pasi ka goditur me thikë një shtetas ditën e djeshme. Sipas...

Lexo më shumë

Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale

Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale
19 Qershor, 2025

Në të ardhmen, të huajt që duan të studiojnë në një universitet amerikan duhet të zbulojnë llogaritë në mediat sociale...

Lexo më shumë

Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri/ Tur-operatorët: Boshllëqet po i..

Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri/ Tur-operatorët: Boshllëqet po i..
19 Qershor, 2025

Përshkallëzimi sërish i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, i pasuar së fundmi edhe nga lufta me Iranin, solli pezullimin e...

Lexo më shumë

Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake

Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake
19 Qershor, 2025

Qeveria Gjermane miratoi eksportet e pajisjeve ushtarake në Izrael me vlerë gati 4 milionë euro. Siç raportohet kjo gjë u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com