Nga Maliqi, kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se Edi Rama i ka dërguar një mesazh organizatave që e mbështesin këtë të fundit se nëse nuk do të fitojë zgjedhjet e 14 majit, në muajin shtator do të ketë zgjedhje të tjera dhe ai do të largohet nga pushteti.
Sipas Berishës, Rama e ndien humbjen, teksa theksoi se në 14 maj Partia Socialiste do të humbasë në zgjedhjet vendore.
“Bizneset do të kenë përgjysmimin e taksave. Energjia me 6 lekë siç ka qenë më parë. Të firmosim fitoren. Mora vesh se Edi Rama kishte paralajmëruar, më kishte kopjuar nëj mendim në kokë dhe u kishte çuar haber organizatave të tij, “Po nuk fituam do të ketë zgjedhje në shtator dhe do të ikim nga pushteti”. Edhe ja ku po ta them reale. Do të ikësh Edi Rama”, u shpreh Berisha.