Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja pret zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme mes Kosovës dhe Serbisë

2023/04/19 at 11:19 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA-ja pret zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme mes Kosovës dhe Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kosova dhe nga Serbia që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë negociatave të mëparshme, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit për Zërin e Amerikës.

Një muaj më parë, në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë arritën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e SHBA-së, një marrëveshje gojore për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

“SHBA-ja dhe BE-ja presin nga të dyja palët që t’i përmbushin obligimet e tyre dhe të zbatojnë marrëveshjet e mëparshme nga dialogu, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, siç kanë konfirmuar se do të bëjnë dy udhëheqësit në takimin e 18 marsit në Ohër”, thuhet në përgjigjen me shkrim të DASH-it për Zërin e Amerikës ndaj pyetjes për zbatimin e asaj për të cilën palët janë marrë vesh në Ohër

DASH-i ka theksuar se SHBA-ja mbetet e angazhuar në mënyrë aktive në mbështetjen e Kosovës dhe Serbisë në zbatimin e marrëveshjeve.

“Ne jemi të përqendruar mbi zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë që t’u ndihmojmë atyre të zhvillojnë marrëdhënie më paqësore dhe më të parashikueshme si fqinj, gjë që do të mundësonte stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh në rajon”, thuhet në deklaratën e DASH-it.

Më 18 prill, Bashkimi Evropian ka formuar një Komision të Përbashkët për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes së arritur nga udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë, në takimin e tyre në Ohër, më 18 mars.

Siç është bërë e ditur nga Brukseli, Komisioni do të kryesohet nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Belgjikë, Agron Bajrami, ndërsa Serbia nga kryenegociatori i saj, Petar Petkoviq.

“Detyra e Komisionit të Përbashkët është që të mbikëqyrë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin e zbatimit të saj”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Formimi i Komisionit të Përbashkët është paraparë në aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar për tekstin e kësaj marrëveshjeje në një takim të zhvilluar më 27 shkurt në Bruksel, ndërsa në bisedimet në Ohër ata janë marrë vesh për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Megjithatë, ata nuk kanë nënshkruar asgjë./REL

Etiketa: kosoveserbishba

Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Vetëvaret në banesën e saj 31-vjeçarja në Fier, humb jetën në spital

25 Qershor, 2025 1:54 pm
Apartament, biznes dhe 11 makina/ Konfiskohen pasuritë e të dënuarit në Itali për..
Aktualitet

Apartament, biznes dhe 11 makina/ Konfiskohen pasuritë e të dënuarit në Itali për..

25 Qershor, 2025 1:42 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK jep pretencën për “Sterilizimin”,ja nga sa vite burg u kërkua për të pandehurit

25 Qershor, 2025 1:38 pm
Largimi i Deromemajt/Berisha:Zgjedhje e tij! Si gjeti vlerësim nga partia e krimit..
Aktualitet

Largimi i Deromemajt/Berisha:Zgjedhje e tij! Si gjeti vlerësim nga partia e krimit..

25 Qershor, 2025 1:25 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosi 23-vjeçarin me thikë në Tropojë/Arrestohet autori, në pranga edhe një tjetër

25 Qershor, 2025 1:21 pm
Gjiri i Gramës dhe Gjipeja, në listën e plazheve më të bukura në Evropë
Aktualitet

Gjiri i Gramës dhe Gjipeja, në listën e plazheve më të bukura në Evropë

25 Qershor, 2025 1:12 pm
“Përmes legalizimeve u blenë…”/Berisha: Vota e diasporës është shtetëzuar
Aktualitet

“Përmes legalizimeve u blenë…”/Berisha: Vota e diasporës është shtetëzuar

25 Qershor, 2025 1:05 pm
“Sulmet tona në Iran, si Hiroshima e Nagasaki”/ Trump: I dhamë fund luftës!
Bota

“Sulmet tona në Iran, si Hiroshima e Nagasaki”/ Trump: I dhamë fund luftës!

25 Qershor, 2025 12:55 pm
Policia e Shtetit drejton Asamblenë Rajonale të SEPCA-s 2025: Siguria kolektive…
Aktualitet

Policia e Shtetit drejton Asamblenë Rajonale të SEPCA-s 2025: Siguria kolektive…

25 Qershor, 2025 12:46 pm
“Jemi afër marrëveshjes për konfliktin në Gaza”/ Trump: Ndikuan sulmet ndaj Iranit
Bota

“Jemi afër marrëveshjes për konfliktin në Gaza”/ Trump: Ndikuan sulmet ndaj Iranit

25 Qershor, 2025 12:33 pm
Para
Tiranë/41-vjeçari kërcënon me kallashnikov familjen, ndërhyn policia

Koplik/ Arrestohen 7 persona, ja çfarë ndodhi brenda në lokal

Vrasja në Tiranë, flet njëri nga autorët:Do e takonte për tu sqaruar, jo për t’a plagosur

Vrasja në Tiranë, flet njëri nga autorët:Do e takonte për tu sqaruar, jo për t'a plagosur

Zbulohet misteri i vorbullës blu që u pa në qiellin e Alaskës

Zbulohet misteri i vorbullës blu që u pa në qiellin e Alaskës

TE FUNDIT

Vetëvaret në banesën e saj 31-vjeçarja në Fier, humb jetën në spital

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
25 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një 31-vjeçare është vetëvarur në banesë. Sipas uniformave...

Lexo më shumë

Apartament, biznes dhe 11 makina/ Konfiskohen pasuritë e të dënuarit në Itali për..

Apartament, biznes dhe 11 makina/ Konfiskohen pasuritë e të dënuarit në Itali për..
25 Qershor, 2025

Pasuritë e një shtetasi, i cili është dënuar në Itali për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”, janë konfiskuar me kërkesë të...

Lexo më shumë

SPAK jep pretencën për “Sterilizimin”,ja nga sa vite burg u kërkua për të pandehurit

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
25 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ka lexuar pretencën për dosjen “Sterilizimi”. Sipas tvklan, SPAK-u kërkoi për...

Lexo më shumë

Largimi i Deromemajt/Berisha:Zgjedhje e tij! Si gjeti vlerësim nga partia e krimit..

Largimi i Deromemajt/Berisha:Zgjedhje e tij! Si gjeti vlerësim nga partia e krimit..
25 Qershor, 2025

Në konferencën e sotme për mediat, Berisha u pyet edhe për Genc Deromemajn ish-kryetarin e PD-së në Vlorë, i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com