Mijëra njerëz u mblodhën sërish në kryeqytetin çek ditën e dielë për të protestuar kundër inflacionit të lartë dhe për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Ishte tubimi i dytë i tillë në sheshin Wenceslas të Pragës, pas atij të 11 marsit që u organizua nga një parti e re politike e njohur.
Protesta u organizua nga një parti e re politike e njohur me emrin Ligj, Respekt dhe Ekspertizë që drejtohet nga populisti Jindrich Rajchl. Edhe pse nuk ka asnjë vend në Parlament, thirrjes së tij për t’iu kundërvënë koalicionit të djathtë qeverisës për inflacionin e lartë iu përgjigjën mijëra qytetarë.
Demonstruesit në protestë dhe kreu i grupit populist, Jindrich Rajchl, fajësuan Bashkimin Evropian dhe qeverinë çeke për rritjen e inflacionit dhe të gjithë i bënë thirrje në mënyrë të përsëritur koalicionit aktual pesëpartiak të jepte dorëheqjen.
Shumica e protestuesve po nënshkruajnë një peticion duke kërkuar që vendi të largohej nga NATO.
“Ne duam dorëheqjen e qeverisë”, tha zoti Rajchl para turmës. Z. Rajchl, një avokat, është ish nënkryetari i shoqatës çeke të futbollit.
Rajchl pretendoi se grupi i tij ishte gati të përshkallëzonte më tej protestat.
Inflacioni ka qenë i lartë, por në rënie muajt e fundit, duke zbritur në 15% në mars, nga 16.7% në shkurt dhe 17.5% një muaj më parë.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu që qeveria çeke të ndalojë së ndërmarrë veprime që synojnë të reduktojnë dezinformatat dhe lajmet e rreme./Opinion.al