Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kritiku i Kremlinit dënohet me 25 vjet burg

2023/04/17 at 1:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kritiku i Kremlinit dënohet me 25 vjet burg

Gazetari Vladimir Kara-Murza, shtetas ruso-britanik dhe njëkohësisht kritik i zëshëm i Kremlinit, u dënua me 25 vjet burgim për tradhti dhe vepra të tjera.

Gjykata e Qytetit të Moskës shpalli të hënën vendimin për akuzat, të cilat vetë Kara-Murza i mohon.

Verdikti vjen pas më shumë se një viti prej se Kara-Murza është arrestuar nën akuzat për përhapje të “informacioneve të rreme” për forcat e armatosura të Rusisë. Është ky një nga dënimet më të ashpra të një rusi, i cili është shprehur kundër luftës së Kremlinit në Ukrainë.

Qeveria britanike dënoi menjëherë verdiktin dhe dënimin, duke thënë se rasti kundër 41-vjeçarit, baba i tre fëmijëve, është “i motivuar politikisht”.

“Vladimir Kara-Murza ka dënuar me guxim pushtimin rus të Ukrainës për atë që është – një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së. Mungesa e angazhimit të Rusisë për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut, duke përfshirë lirinë e shprehjes, është alarmante”, thuhet në deklaratën e Qeverisë britanike.

Kara-Murza, kundërshtar i zëshëm i Qeverisë aktuale ruse, tha se është burgosur për pikëpamjet e tij politike, që janë kundër luftës në Ukrainë dhe kundër “diktaturës së presidentit rus, Vladimir Putin”.

“Jo vetëm që nuk pendohem për asnjë nga këto, por jam krenar për të gjitha”, tha ai, duke shtuar se mezi pret një ditë “kur ata që e ndezën këtë luftë, dhe jo ata që u përpoqën ta ndalin atë, të jenë të njohur si kriminelë”.

Rusia ka miratuar një ligj që kriminalizon përhapjen e “informacionit të rremë” për ushtrinë e saj, menjëherë pasi ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, më 24 shkurt të vitit 2022.

Kara-Murza është i fundit në mesin e disa aktivistëve të opozitës, reporterëve dhe të tjerëve që janë arrestuar dhe ndjekur penalisht në bazë të këtij ligji./REL

Etiketa: moskerusiVladimir Kara-Murza

Ju sugjerojmë

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
Bota

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

3 Gusht, 2025 10:21 pm
“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
Aktualitet

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

3 Gusht, 2025 9:41 pm
Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
Bota

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

3 Gusht, 2025 9:13 pm
Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën
Kryesore

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën

3 Gusht, 2025 8:47 pm
Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re
Bota

Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re

3 Gusht, 2025 8:32 pm
Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali
Bota

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

3 Gusht, 2025 8:04 pm
Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
Bota

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

3 Gusht, 2025 7:48 pm
Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
Aktualitet

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

3 Gusht, 2025 7:32 pm
Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

3 Gusht, 2025 6:56 pm
Para
Emigrantët kthehen në Greqi pas pushimeve të Pashkës, radhë në Kapshticë

Emigrantët kthehen në Greqi pas pushimeve të Pashkës, radhë në Kapshticë

Më 3 Prill nis gjykimi, për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së?

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfundon marrja në pyetje e dëshmitares së parë

PD ankesë KQZ-ës: Ndaloni Berishën të përdorë emrin dhe logon e partisë demokratike

PD ankesë KQZ-ës: Ndaloni Berishën të përdorë emrin dhe logon e partisë demokratike

TE FUNDIT

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
3 Gusht, 2025

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës,...

Lexo më shumë

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
3 Gusht, 2025

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga tribuna në një koncert të Oasis të shtunën. Mësohet se 40-vjeçari ra...

Lexo më shumë

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
3 Gusht, 2025

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për...

Lexo më shumë

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
3 Gusht, 2025

Të paktën 54 emigrantë kanë humbur jetën, teksa një varkë u fundos në brigjet e Jemenit për shkak të motit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com