Ka dalë sot para gjykatës kryeplaku i fshatit Rehove në Vithkuq të Korçës, Ervis Rrapo, i akuzuar për përdhunimin e një 23-vjeçareje.
Togat e zeza kanë vendosur për të riun masën e sigurisë “arrest me burg”.
Mësohet se gjatë seancës, Ervis Rrapo nuk ka pranuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 8 prill dhe se 23-vjeçarja vuan nga prapambetje të lehtë mendore dhe deficit intelektual.