Një djalë 5-vjeçar në Milano ka goditur aksidentalisht një grua 87-vjeçare teksa po luante me biçikletën e tij në një kopsht publik.
E moshuara ka humbur ekuilibrin, është rrëzuar përtokë duke goditur kokën dhe ka ndërruar jetë.
Sipas mediave italiane, do të jetë babai i fëmijës ai që tani do të akuzohet për vrasje nga pakujdesia.
Sipas asaj që babai iu tha hetuesve, ai po e mësonte djalin e tij të vogël të ngiste biçikletën pa rrota.
Pak çaste pasi i mituri hipi në biçikletë, humbi kontrollin dhe ndonëse me shpejtësi mesatare, goditi zonjën.
Në atë kohë, pasojat e aksidentit nuk dukeshin të rënda dhe babai i djalit këmbënguli që të thirrej një ambulancë.
Më pas, situata u përkeqësua, gruaja humbi vetëdijen dhe vdiq në spital./Opinion.al