Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat teksa i bëri sërish thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, FBI-së dhe Kongresit të SHBA që të hetojnë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, tha se PD-ja është e gatshme që të kontribuojë me prova.
“Kurse përsa i përket guvernatores, unë edhe njëherë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, FBI-së dhe Kongresit të SHBA të hetojnë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, përfshi këtu edhe pronat e saj në Shqipëri. Garantoj në mënyrën më të hapur se PD është e gatshme të kontribuoj me prova dhe fakte në zbardhjen e këtyre problemeve. Kaq!”-tha Berisha.