Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këlliçi: Tirana si 250 qytete të botës, me transport publik falas

2023/04/13 at 10:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi: Tirana si 250 qytete të botës, me transport publik falas

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”  për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me komunitet qytetarësh nga Lushnja, të cilët prej vitesh jetojnë në kryeqytet.


Gjatë takimit, Belind Këlliçi shpalosi disa nga pikat e programit të tij. Ai u ndal fillimisht te angazhimi për transport publik falas, duke sqaruar se ky premtim do të bëhet realitet pas 14 Majit.

“Unë do ta bëj realitet pas 14 Majit, për të vetmen arsye sepse besoj fort dhe jam i bindur se ky qytet nuk është i varfër por është i vjedhur. Kjo çështje është vetëm çështje e vullnetit politik dhe jo financash. Buxheti i bashkisë së Tiranës sot është 240 milionë euro. Për të mundësuar autobusin falas për për 200 mijë qytetarë të Tiranës në ditë, mjaftojnë 16.5 milionë euro në vit. Vetëm 6.8% e buxhetit”-u shpreh Belind Këlliçi.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi solli në vëmendje shembullin e 250 qyteteve në vende të ndryshme të botës, që sot e kanë realitet transportin publik falas.

“Por është një praktikë që ndiqet në 250 qytete të botës, është një praktikë që ndiqet në Tallin, në kryeqytetin e Estonisë, ndiqet në Maltë, në Luxemburg, në qytete në Greqi, në qytete në Itali, në 40 qytete në Amerikë, në qytete të ndryshme në Kanda, në vende të tjera të Europës, në Francë, që po e testojnë dhe në fakt i ka rezultuar, edhe në Belgjikë, i ka rezultuar shumë efiçente dhe e nevojshme si masë”-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Sipas Belind Këlliçit nga transporti falas, ndër përfituesit më të mëdhenj do të jenë studentët.

“Gjykoj që mbi të gjitha përfitojnë studentët. Janë të tmerrshme ato pamjet e studentëve që dalin në 8 të mëngjesit dhe deri në orën 8 të darkës presin para kioskave të aboneve për të marrë një abone. Dhe nuk arrij ta kuptoj se si ka mundësi që kjo bashki nuk u jep shansin apo mundësinë të gjithë studentëve të marrin nga një abone”-tha Këlliçi.

Ai u shpreh gjithashtu se angazhimi i tij është ta rikthejë në normalitet kryeqytetin me premtime të realizueshme.

“Unë jam i vendosur për ta kthyer qytetin në kushtet e normaliteti, në binarët e një normaliteti, ku nuk ka nevojë të shpikësh rrotën të japësh premtime që janë të parelizueshme. Të rrish në televizor gjithë ditën herë me përparëse duke shpërndarë pjata supe, e herë me lopatë duke mbjellë 1 milionë pemë. Ju si lushnjar jeni në krye të komuniteve nga koefiçenti i zgjuarësisë, e kuptoni fare mirë që nuk ka 1 milionë pemë të mbjellura në Tiranë, se në Berlin ka 420 mijë dhe në Milano ka 500 mijë”-tha Belind Këlliçi.

Po ashtu nuk munguan akuzat e Këlliçit ndaj kryetarit aktual të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

 “Bashki që vetëm për qytetarin nuk punon. Sot në Tiranë kemi një qytet të tërë, që paguan taksa në mënyrë të rregullt dhe ju jeni një nga komunitetet më të disiplinuara, për një kryetar bashkie që rri gjithë ditën në televizor, që hiqet si gjitholog. Që në 6 muajt e fundit të vitit 2022, ka qenë 4.5 muaj jashtë Shqipërie. Kjo doli nga të dhënat zyrtare para tre ditësh, për vet faktin se kishte marrë 11 mijë euro taksa, kishte marrë 11 mijë euro dieta nga taksat e qytetarëve të Tiranës, duke faktuar që për katër muaj e gjysëm nuk ka qenë në Tiranë, nuk i ka shërbyer kryeqytetit. Unë jam i bindur se Tirana e ka mundësinë për të ofruar më shumë shanse, oportunitete, mundësi punësimi, dhe një të ardhme shumë të mirë për të gjithë qytetarët e saj dhe mbi të gjitha për të rinjtë”-u shpreh Belind Këlliçi.

Etiketa: Bashkë fitojmëkellicitirane


Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Dokumenti/Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejdi Joti

Dokumenti/Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejdi Joti

Atentati ndaj Ndrecës, Zhupa-PS: Distancohuni nga këto metoda, nuk trembemi

Atentati ndaj Ndrecës, Zhupa-PS: Distancohuni nga këto metoda, nuk trembemi

Olsian Çela ngre shqetësimin për vakancat në Prokurori: Arrijnë në 42 %

Olsian Çela ngre shqetësimin për vakancat në Prokurori: Arrijnë në 42 %
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com