I dërguari i posacëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka nisur axhendën e takimeve në Tiranë.
Escobar ka zhvilluar këtë mesditë një takim me kryeministrin Edi Rama, në ambientet e kryeministrisë.
Bëhet me dije se takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mendohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë zhvillimet politike.
Zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë takime edhe me krerë të lartë të shtetit, dhe të politikës. Mes tyre edhe me presidentin e Republikës, Bajram Begaj, takim i cili pritet të bëhet në orën 17:00.
Ditën e nesërme zyrtari i lartë amerikan do të takojë PD-në zyrtare, përkatësisht Enkelejd Alibeajn, Gazmend Bardhin dhe Jorida Tabakun.
Ndërkohë më 12 prill Escobar do të takohet dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Kujtojmë se vizita e Escobar vjen në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.