GJKKO ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg ish-shefin e krimeve në Policinë e Elbasanit, Leonard Palushi.
Palushi u shpall fajtor për korrupsion pasiv. Përpos dënimit me burg, ai është ndaluar që të ushtrojë funksione publike për 5 vite.
Palushi u arrestua pas deklarimeve të bëra nga bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani.
Ai akuzohet nga SPAK se ka përfituar një makinë tip Benz nga Erjon Alibej, personazh i njohur i botës së krimit në Elbasan, tashmë i arrestuar për dy vrasje në këtë qytet.
Prokuroria e Posaçme thotë se Palushi ndihmoi Alibejn të devijonte hetimet për njërën nga vrasjet, duke implikuar persona të tjerë.