Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritje page për deputetët, kryeministrin dhe Presidentin në Shqipëri

2023/04/08 at 6:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja e dy trenave në Greqi, qeveria shqiptare shpall të dielën ditë zie

Në Shqipëri, qeveria miratoi skemën e re të pagave në sektorin publik e cila parashikohet të zbatohet në dy faza, brenda vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama tha se një rritje të menjëhershme do të ketë për mësuesit, për ushtarakët dhe strukturat e policisë, si dhe për mjekët dhe infermierët. Për pjesën tjetër, skema e re do të hyjë në fuqi pasi parlamenti të miratojë projektligjin e qeverisë. Menjëherë më pas do të ketë një rritje të parë, ndërsa prillin e ardhshëm do të realizohet rritja e dytë e pagave.

Administrata publike pritet të ketë një rritje nga 22 deri 61 përqind brenda vitit 2024. Pjesa më e madhe e shtesës së pagës parashikohet të ndodhë pas miratimit nga parlamenti, ndërsa pjesa e mbetur, vitin e ardhshëm. Administrata vendore, në të kundërtën, do të ketë një rritje prej të paktën 6 mijë lekësh në fazën e parë, dhe një shtesë më të lartë në fazën e dytë, në 2024-ën.

Sipas dokumentit të qeverisë, të parë nga Zëri i Amerikës, një rritje e fortë është parashikuar dhe për funksionarët e lartë shtetërorë. Ajo shkon deri në 90 përqind për deputetët (297.500 lekë në muaj), mbi 70 përqind për kryetarin e parlamentit dhe kryeministrin, (339.125 lekë në muaj), së bashku me zëvendësat e tyre, e mbi 80 përqind për ministrat ( 318.750 lekë në muaj). Paga më e lartë mbetet ajo e Presidentit të Republikës (425 mijë lekë në muaj) e cila rritet me 65 përqind.

Sipas qeverisë, kjo ndërhyrje do të sjellë një rritje prej gati 60 përqind të pagës mesatare bruto e cila do të shkojë në nivelin e 900 eurove në muaj. Sipas autoriteteve kjo ndërhyrje vjen si përgjigje ndaj problemit të pagave jo konkurruese që ka sektori publik, krahasuar me sektorin privat, por dhe vendet e rajonit, fenomenit largimit të punonjësve me eksperiencë, dhe vështirësive për rekrutimin e stafeve të kualifikuara.

Skema e re, parashikohet t’i kushtojë buxhetit të shtetit 38 miliardë lekë ose afro 340 milionë euro. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj siguroi se ky shpenzim do të mbulohet duke ruajtur konsolidimin fiskale dhe parametrat kryesorë të politikës fiskale, dhe se reduktimi i borxhit do të vijojë./ VOA

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Para
Çfarë mund të ndodhë pas padisë kundër ish-Presidentit Trump?

Çfarë mund të ndodhë pas padisë kundër ish-Presidentit Trump?

Pse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë?

Pse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë?

Berisha në Fier: PD ka në epiqendër taksat e ulëta, kusht themelor i suksesit të biznesit

Berisha në Fier: PD ka në epiqendër taksat e ulëta, kusht themelor i suksesit të biznesit

TE FUNDIT

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
10 Maj, 2025

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për krime zgjedhore. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
10 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë mbrëmjen e sotme në postim në rrjetet sociale ku ka denoncuar një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com