Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë, 70% e grave besojnë se ka ngacmim seksual në vendet e punës

2023/04/07 at 4:22 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë, 70% e grave besojnë se ka ngacmim seksual në vendet e punës

Në Kosovë 70 për qind e grave besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në vendin e punës, ndërsa vetëm 9 për qind deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht vet ose njohin dikë që ka përjetuar një gjë të tillë.


Këto të dhëna janë pjesë e një studimi të organizatës UN Women i cili u publikua të enjten në Prishtinë. Autorët e studimit thanë se përgjatë hulumtimeve kanë vërejtur hezitimin e grave për të folur mbi këtë dukuri dhe së këndejmi të dhënat nuk pasqyrojnë gjendjen reale.

“Çfarë jemi munduar të bëjmë për ta mposhtur këtë nënraportim është se përveç që i kemi pyetur gratë për veten se a janë ngacmuar seksualisht, i kemi pyetur edhe për koleget, ‘në rregull nëse jo ti a është ngacmuar ndonjë kolege e jotja?’. Kjo meqë sipas literaturës që kemi shqyrtuar kemi parë se nëse gratë nuk raportojnë për vete, të paktën janë më të prirura të raportojnë për kolege. Gjithashtu i kemi pyetur edhe në përgjithësi në vend, jo për to ose koleget e tyre, por a mendojnë se ngacmimi seksual është i përhapur?” tha Dina Vllasaliu nga UN Women.

Rreth 35 për qind e grave që kanë përjetuar ngacmim seksual në punë thonë se një ngjarje e tillë u ka dëmtuar vetëbesimin, rreth 32 për qind thonë se u ka lënë pasoja psikologjike, 31 për qind thonë se kanë frikë për sigurinë në vendin e punës.

Dina Vllasaliu nga UN Women tha se shqetësuese është edhe shkalla e ultë e raportimit të ngacmimeve seksuale.

“66 për qind kanë thënë se e kanë raportuar, por çfarë është shqetësuese është se prej tyre vetëm 3 për qind e kanë raportuar në polici, 52.5 për qind e kanë raportuar te një mbikëqyrës e të tjerat ju kanë treguar vetëm shoqeve. Pastaj i kemi pyetur përse nuk kanë raportuar dhe tre arsyet kryesore kanë qenë se janë turpëruar, janë brengosur për sigurinë e punës së tyre dhe janë brengosur se askush nuk do t’u besonte”, tha zonja Vllasaliu.

Të dhënat tregojnë se gratë kanë vështirësi edhe në kuptimin e mirëfilltë të llojeve të ngacmimit seksual, ndërsa mungojnë nismat për t’i ndihmuar ato në këtë proces. Vetëm rreth 16 për qind e grave të anketuara kanë deklaruar se janë trajnuar në vendin e tyre të punës për të identifikuar dhe raportuar ngacmimin seksual.

Bashkërenduesja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, tha se ky hulumtim shërben edhe si thirrje për veprim nga politikbërësit në ndërgjegjësimin e grave mbi këtë dukuri.

“Mendoj se të gjitha gratë që kanë qenë të punësuara ndonjëherë kanë përjetuar situata ku ndoshta janë prekur nga një burrë, apo janë shikuar në formë të caktuar, apo çfarëdo veprimi tjetër që është i tepërt dhe kanë menduar të mos flasin për atë me arsyetimin se ‘jam shumë e sjellshme, apo kjo është shumë turpëruese’, apo ndoshta i kanë thënë vetes se mund të jetë faji i tyre, se ndoshta kanë veshur një minifund shumë të shkurtër. Por çfarë ne duhet të mendojmë në vend të kësaj është se kemi të drejtën njerëzore për të qenë të sigurta në mjedise të punës dhe ta kryejmë punën pa u konsideruar si objekte seksuale”, tha ajo.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se në këtë institucion që nga viti 2017 e deri tash janë paraqitur vetëm dhjetë raste të ngacmimeve seksuale, numër që sipas tij nuk përkon me perceptimin e përgjithshëm të shkallës së përhapjes së kësaj dukurie.

“Frika nga hakmarrja dhe pasojat që mund t’i ketë vet viktima është një prej shkaqeve që mund të supozoj se përse raportimi i ngacmimeve është i ultë ose nuk raportohet fare. Kjo frikë nuk lidhet vetëm me çështjen e paragjykimeve, botëkuptimit që ekziston në shoqërinë tonë për ta fajësuar viktimën në të tilla raste, por edhe me mungesën e informacionit se cilët janë mekanizmat ku duhet të adresohen këto raste, pastaj mungesa e besimit te institucionet se do t’u ofrohet një zgjidhje efektive”, tha ai.

Në hulumtimin e UN Women, janë anketuar mbi 500 gra nga shtatë rajone të ndryshme të Kosovës, të punësuara në sektorin privat dhe atë publik. Sipas të dhënave të këtij studimi, format më të përhapura të ngacmimit në Kosovë janë komentet e natyrës seksuale, komentet e papërshtatshme ose ofenduese dhe shikimet ngacmuese./VOA



Ju sugjerojmë

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve
Bota

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

24 Qershor, 2025 9:42 am
Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin
Bota

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin

24 Qershor, 2025 9:41 am
Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …
Aktualitet

Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …

24 Qershor, 2025 9:36 am
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Aktualitet

Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

24 Qershor, 2025 9:18 am
Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

24 Qershor, 2025 9:15 am
Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!
Aktualitet

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!

24 Qershor, 2025 8:50 am
Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT
Aktualitet

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

24 Qershor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:20 am
Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

24 Qershor, 2025 7:54 am
Para
Tension mes dy shteteve, vriten dy gra izraelite në një sulm me armë zjarri

Tension mes dy shteteve, vriten dy gra izraelite në një sulm me armë zjarri

FOTO/ Rituali i tmerrshëm i të Enjtes së Madhe në Filipine

FOTO/ Rituali i tmerrshëm i të Enjtes së Madhe në Filipine

Rusia dyshon se Kina do të ndryshojë qëndrimin ndaj konfliktit në Ukrainë

Rusia dyshon se Kina do të ndryshojë qëndrimin ndaj konfliktit në Ukrainë
















TE FUNDIT

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve
24 Qershor, 2025

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare e akuzoi Izraelin se po pengon sistematikisht ndihmat në Gazë me synimin...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin
24 Qershor, 2025

Izraeli dhe Irani e kanë pranuar të martën armëpushimin e thirrur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për...

Lexo më shumë

Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …

Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …
24 Qershor, 2025

Kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, një apartament që e kishin marrë me qira, në Pogradec, vihet në pranga 1...

Lexo më shumë

Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
24 Qershor, 2025

Donald Trump, presidenti i SHBA ka deklaruar se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në fuqi, duke u kërkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com