Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim së bashku me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann kanë shkuar ditën e sotme në KQZ.
Sipas News24, të dyja ambasadoret do të zhvillojnë një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , Iirjan Celibashi.
Kujtojmë se ky takim vjen pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.