Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku tashmë është nën arrest dhe në paraburgim.
Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, por është ende e paqartë nëse do të fotografohet.
Më pas, ai do të sillet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet – një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson, sipas CNN një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA.
Trump nuk pritet të vihet në pranga pas arrestimit të tij, por ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit./Opinion.al
President Trump Arrives at Manhattan Courthouse. pic.twitter.com/0J8DtQUHGO
— ( ͡• ͜ʖ ͡• )Douglas ✝ ⚖🫡 🇺🇸 (@DougsJourney2) April 4, 2023