Humb jetën një 50-vjeçar në Lezhë, pasi dyshohet se ka rënë nga fabrika që kishte në pronësi.
Sipas policisë shtetasi i identifikuar si Ndue Gjinaj 50 vjeç, ka qenë duke punuar në fabrikën e miellit në pronësi të tij dhe dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia.
Nga informacionet zyrtare bëhet me dije se si pasojë e dëmtimeve të marra, Gjinaj ka ndërruar jetë në spital.
“Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, tha policia.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Opinion.al