30-vjeçari që pasditen e së dielës përplasi për vdekje një këmbësor në zonën e Astirit, është arrestuar nga Policia.
Bëhet fjalë për të riun me inicialet P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:30 të ditës së djeshme teksa këmbësori kapërceu barrierat për të kaluar në anën tjetër të rrugës dhe u përplas nga automjeti i drejtuar nga 30-vjeçari./Opinion.al