Burrë e grua kanë vdekur nga një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin ‘Librazhd-Përrenjas’.
Sipas informacioneve zyrtare aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pishkash, ku automjeti tip ‘Volswagen’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Lengajcës, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur Arjan dhe Myrvete Yze, burrë e grua.
Mësohet se çifti ishte nisur nga kryeqyteti mbrëmjen e djeshme për të mbërritur në Devoll, por humbja e kontaktit me të afërmit ka alarmuar menjëherë familjen.
Dyshohet se kanë qenë drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarë të rastit, ata të cilët kanë parë mëngjesin e sotëm automjetin e ndodhur në përrua dhe më pas kanë lajmëruar policinë, e cila ka ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë trupat e pajetë nga përroi.
Ndërkohë bëhet me dije se autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë./Opinion.al