Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si mbërritën deri tek akpadia penale ndaj ish-presidentit, prokurorët e Manhatanit?

2023/03/31 at 9:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si mbërritën deri tek akpadia penale ndaj ish-presidentit, prokurorët e Manhatanit?

Akuza penale e ngritur ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Nju Jork, rrjedh nga një pagesë për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, bërë në ditët e fundit të fushatës presidenciale të zotit Trump në vitin 2016.


Pagesa prej 130,000 dollarësh, u bë nga avokati i zoti Trump, Michael Cohen, i njohur ndryshe si personi që arrinte të mbyllte marrëveshje kryesisht të pista. Pagesa u bë si pjesë e një skeme për të mbajtur të fshehura histori rreth marrëdhënieve jashtëmartesore të manjatit të pasurive të paluajtshme, që mund të ishin të dëmshme për të.

Cohen ka thënë se ai e ka bërë pagesën me udhëzimin e zotit Trump dhe se më vonë është rimbursuar nga Organizata Trump, kompania e pasurive të paluajtshme të ish-presidentit, që e regjistroi në financat e saj, si një shpenzim për shërbime ligjore.

Cohen pranoi fajësinë për këtë rast dhe u dënua në vitin 2018, por prokurorët federalë nuk ngritën paditi ndaj ish-presidentit, duke ia kaluar çështjen Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, për të hetuar nëse në këtë rast ishin shkelur ligjet e shtetit të Nju Jorkut.

Në dokumentet e gjykatës për rastin e zotit Cohen në vitin 2018, prokurorët federalë thonë se zoti Cohen, duke punuar me urdhër të zotit Trump, u përpoq të parandalonte akuzueset gra, që të dilnin publikisht gjatë fushatës së 2016-ës, e të rrëfenin marrëdhëniet seksuale, që pretendonin se kishin patur me ish kandidatin për president.

‘Kap dhe vrit’

Krahas Cohen, një lojtar kyç në këto përpjekje ishte edhe David Pecker, drejtuesi i ‘American Media’ (AMI), një kompani që në atë kohë publikonte tabloidin ‘National Enquirer’.

Zoti Pecker, një mik i vjetër i Trumpit, kishte ofruar ndihmën e tij në trajtimin e historive problematike të zotit Trump me gra, duke identifikuar histori, që mund të bliheshin dhe më pas të mos publikoheshin. Praktika njihet në industrinë mediatike si “kap dhe vrit”, ku gazetat, apo televizionet angazhohen nëpërmjet pagesave për të parandaluar një individ që ta bëjë publike një ngjarje që mund të dëmtojnë një palë të tretë. Në këtë rast ky do të ishte ish-Presidenti Donald Trump.

Në gusht të vitit 2016, ‘American Media’ ra dakord t’i paguante ish-modeles së revistës ‘Playboy’, Karen McDougal, 150,000 dollarë për të drejtat e historisë së saj, në lidhje me marrëdhënie të përfolura seksuale, që ajo kishte pasur me zotin Trump në 2006 dhe 2007. Historia e saj u ‘mbyll në sirtar’.

Dy muaj më vonë, një përfaqësues i zonjës Daniels informoi përfaqësuesit e kompanisë ‘American Media’, se ylli i pornografisë do të dilte publikisht me histoinë e saj, për një marrëdhënie seksuale që kishte patur me zotin Trump, por ishte e gatshme ta shiste historinë e saj.

Pasi nuk arriti të siguronte një marrëveshje me zonjën Daniels, zoti Pecker vuri agjentin e saj në kontakt me zotin Cohen, i cili negocioi një marrëveshje prej 130,000 dollarësh për të ‘blerë heshtjen e saj’, shkruanin prokurorët në dokumentat që datojnë gushtin e vitit 2018.

Pagimi i parave për të siguruar heshtjen e një personi nuk është i paligjshëm. Por prokurorët federalë thonë se regjistrimi i pagesës si një shpenzim ligjor për kompainë, konsiderohet si shkelje e ligjeve federale për financimin e fushatës zgjedhore.

Trump ka pranuar se zoti Cohen është rimbursuar për shumën prej 130,000 dollarësh, që i ka paguar zonjës Daniels. Sipas tij, pagesa u bë për të ndaluar ato që ai i ka quajtur ‘akuza të rreme, me synim zhvatjen’. Por ai ka hedhur poshtë se këto pagesa kishin lidhje me fushatën e tij për president, për t’u konsideruar si kontribut financiar.

Ndërsa nuk dihet se për çfarë është akuzuar ish-presidenti nga prokuroria e Manhatanit, ekspertët ligjorë thonë se ka të ngjarë që akuzat penale të jenë përqendruar tek falsifikimi i të dhënave të biznesit.

Sipas ligjit të Nju Jorkut, falsifikimi i të dhënave të biznesit konsiderohet zakonisht kundërvajtja ligjore. Por kur kjo shkelje bëhet për të fshehur një krim tjetër, ajo ngrihet në shkallën e një vepre penale të dënueshme deri në katër vjet burg.

Nuk është e qartë nëse në padinë penale, ka akuza të tjera, apo sa të tilla mund të jenë ngritur ndaj ish-Presidenti Donald Trump.



Ju sugjerojmë

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Para
Marsela Çibukaj: Kam shkuar në Itali me gomone

Marsela Çibukaj: Kam shkuar në Itali me gomone

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 1 prill 2023

Reshje dhe temperatura deri në 17 gradë, moti për sot

Parashikim i motit, 1 prill 2023
















TE FUNDIT

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
19 Nëntor, 2025

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e...

Lexo më shumë

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Buxheti që socialistët kanë...

Lexo më shumë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
19 Nëntor, 2025

Absolutisht asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar ndaj protestuesve. Këtë përgjigje u dha ish-kryeministri Sali Berisha gazetarëve pas...

Lexo më shumë

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama është ngritur të prezantojë buxhetin për vitin e ardhshëm në Parlament, por deputetët e opozitës zgjodhën të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com