Kantieri i fazës së dytë i lumit Gjanicë është drejt përfundimit. Kryeministri, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar foto nga punimet.
Rama shkruan se lumi Gjanicë deri dje ishte një vatër ndotjeje dhe rrezik përmbytje për qytetin, ndërsa sot është një artileri e gjelbër e zemrës së Fierit.
“MIRËMËNGJES, dhe me kantierin e fazës së dytë drejt përfundimit të transformimit urban e mjedisor të lumit Gjanicë, i cili deri dje ishte një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin dhe sot është një arterie e gjelbër e zemrës së Fierit, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.