Në emisionin “Opinion”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur lidhur me ndërtimin e kullave në Tiranë.
Teksa është pyetur se kush do i blejë ambientet e këtyre ndërtesave, Veliaj tha se në Tiranë kanë mundësi të blejnë ambiente nga qytetarët me të ardhura modeste te ata me të ardhura të larta.
Sipas tij, ndërtimi i tyre pranë sheshit ishte i nevojshëm, duke theksuar se qendra historike e kryeqytetit është mbrojtur.
“Të gjitha bizneset, turzimi dhe aktivitet ndodhin në qendër të Tiranës, ti nuk mund të çosh të huajt te bregu i lumit e tu thuash kryeministri është këtu, ministritë janë këtu, eventet ndodhen këtu. Qendra historike është mbrojtur. Ka një treg për të gjitha, siç ka një treg me të ardhur modeste, ka një ekonomi të mesme dhe është dhe ajo që quhet “prime real state” dhe përsa kohë ka një treg dhe nga të huajt. Sot kemi në Tiranë 25 mijë italianë që jetojnë. Rritja e vlerës së pronës është një lajm i mirë. Kemi patur një rritje me 10% deri në 11%”,-tha Veliaj./Opinion.al