Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj prezanton linjën e shpejtë të autobusëve në Tiranë

2023/03/29 at 3:41 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj prezanton linjën e shpejtë të autobusëve në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi sot projektin për transportin publik, atë që njihet si linjat e shpejta të autobusëve në Tiranë  ose Bus Rapid Transit (BRT).

Në panelin prezantues, ishin edhe ekipi i ekspertëve gjërmanë të GIZ-it, i drejtuar nga Christian Mettke, ish drejtori i Departamentit të Transportit për Londrën, John Barry, përfaqësues të kompanive të transportit qytetas dhe ndërqytetas dhe ekspertë evropianë për mobilitetin.

Gjatë fjalës së tij Veliaj nënvizoi se ka ardhur koha e futjes së linjave të shpejta të autobusëve. Ai tha se fillimisht projekti do të zbatohet për 3 linja, atë të Tiranës së Re, Unazës dhe Kombinatit.

“Propozimi sot është që ne të kalojmë në Linjën e Shpejtë të Autobusëve, e cila fillimisht do të zbatohet për 3 linja. Propozimi që na ka ardhur me mbështetjen e miqve tanë nga KFË-së dhe GIZ-it gjerman, dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, është që të kalojmë në një sistem ku korsia e autobusëve të jetë e pandërprerë, në mënyrë që të mos futen makinat apo këmbësorët. Linja që do të kalojnë me korsi të shpejtë të dedikuar janë: Tirana e Re, Unaza dhe Kombinati, siç kemi bërë në disa raste me korsitë e biçikletave”, u shpreh ai.

Sipas tij, zbatimi i një sistemi të tillë do të nxiste qytetarët të përdorin një transport publik më cilësor.

Veliaj solli shembuj suksesi si do zbatohet në kryeqytetin shqiptar modeli i ri, i cili është funksional në shumë kryeqytete Botërore. “Sot sistemi Bus Rapid Transit është zbatuar nga Amsterdami, Chicago, Otava, Mexico City, Bogata, Taipei e Tokio, pra është diçka që po merr një përkrahje universale në shumicën e qyteteve, si në Azi, ashtu edhe në Amerikë, si në Europë, ashtu dhe në disa nga qytetet më të mëdha të veriut të Afrikës, sepse qartazi është diçka më ekonomike, më e përballueshme dhe më realiste për t’u zbatuar edhe në qytetin tonë”, shtoi ai.

Linjat e shpejta të autobusëve do të sjellin një sërë përfitimesh të tjera, veç shpejtësisë. “Propozimi na sjell një reduktim të trafikut, na sjell më pak ndotje, sepse autobusët nuk ndalojnë me ecejake, por kanë një rrugë ekspres, na sjell më shumë barazi në lëvizje. Si përkthehet ky propozim në një investim konkret? Ne do të ndërtojmë 55 kilometra korsi, pra nga 10 kilometra që kemi sot, do kalojmë në 55 kilometra të korsive të dedikuara të BRT. Deri në fund të 2023-it do të kemi 10 kilometrat e parë dhe deri në fund të këtij plani 5-vjeçar, do ta kemi të plotë rrjetin e 55 kilometrave. Duam që të investojmë mbi 50 milion euro në lëvizjen e shpejtë të transportit publik, në këto 3 linja, pra në këto korsi të dedikuara”, nënvizoi ai.

Plani është që autobusët e shpejtë të jenë elektrikë, zbuloi kreu i Bashkisë. “Në të 3 këto korridore duam që të dyfishojmë lëvizjen e shpejtësisë, nga 9 – 9.5 kilometra që është një shpejtësi modeste sot, në 20 kilometra në orë. Shtimi i shpejtësisë do të çojë në ngushtimin e kohës; pra, nëse një cikël i plotë i Unazës bëhet për 54 minuta, Unaza do të shkojë në 24 minuta. Kjo do të thotë që, duke qenë se është rritur shpejtësia, është ulur minutazhi i bërjes së ciklit të plotë, na jep mundësinë që kapacitetin e transportit ta çojmë nga këta 9 mijë pasagjerë në orë që kemi sot, në 23 mijë udhëtarë në orë me sistemin e ri që ne po propozojmë. Kemi planifikuar edhe vendndodhejn e automatizuar të mjeteve që të kemi një siguri dhe mundësi për të parë ku është ekzaktësisht secili autobus, për të sinjalizuar në mënyrë digjitale stacionin, që edhe qytetari ta shohë në mënyrë digjitale për sa kohë vjen mjeti,” shpjegoi në fund ai.

Etiketa: linja e shpejtë e autobusëvetiraneVeliaj

Ju sugjerojmë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
Para
Vijojnë protestat në Francë/ Marrin pjesë 2 milionë protestues, 175 policë të plagosur

Vijojnë protestat në Francë/ Marrin pjesë 2 milionë protestues, 175 policë të plagosur

Biden dhe Netanjahu, përplasje e rrallë publike mbi krizën politike në Izrael

Biden dhe Netanjahu, përplasje e rrallë publike mbi krizën politike në Izrael

Fluturimi më i gjatë në botë

Fluturimi më i gjatë në botë

TE FUNDIT

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com