Policia ka arrestuar shtetasin Martin Bardhi, i cili mbrëmjen e djeshme bashkë me djalin e tij Erind Bardhi qëlloi me armë zjarri ndaj shtetasit Saimir Reçi, në kohën kur ky i fundit po lëvizte me automjet.
Ndërkohë vijon të jetë ende në kërkim Erind Bardhi.
Ishte pikërisht ky i fundit që u konfliktua me shtetasin Saimir Reçi në qender të qytetit të Rrëshenit dhe pas këtij momenti shkoi në banesën e tij, mori armën dhe bashkë me babanë qëlluan ndaj Reçit në dalje të qytetit.
Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë një konflikt për parkimin.