Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla ka reaguar për sulmin me armë zjarri që ndodhi në godinën e Top Channel.
Kreu i KLP-së ka kërkuar nga prokuroria e Tiranës që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen kriminale ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.
Ai në emër të KLP-së shpreh ngushëllimet familjarëve të 60-vjeçarit.
“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, të sotëm ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Teksa i shpreh në emër të KLP-së ngushëllime familjes së z. Kola, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Z.Alfred Balla shpreh indinjatën ndaj këtij akti terrorist dhe kërkon nga prokuroria e kryeqytetit dhe nga ajo e posaçme ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale, e të dërgojnë përpara ligjit autorët”, thuhet në njoftimin e KLP-së./Opinion.al