Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku u qëllua me armë godina e Top Channel dhe si pasojë mbeti i vrarë roja i sigurisë.
Rama thotë në një status në “Twitter” se ky agresion kriminal kërkon një përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”-shkruan Rama.