Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me të shtënat me armë zjarri në drejtim të një banese në Lundër.
Mësohet se banesa është në pronësi të Dorian Ballës, i cili është dhe zyrtar i OSHEE. Sipas informacioneve, ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e tij.
Dyshohet se shkak është bërë një konflikt që ka pronari i banesës për pronën. Plumbat kanë prekur katin e tretë të banesës, ku nuk kishte njerëz, pasi familja jeton në katin e parë./Opinion.al