Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pedagogë, juristë dhe zv.ministra, Veliaj flet për kandidatët e këshillit bashkiak

2023/03/25 at 10:51 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pedagogë, juristë dhe zv.ministra, Veliaj flet për kandidatët e këshillit bashkiak

Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar sot 61 kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit. Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, drejtuesi politik i Qarkut te Tiranës, Erion Veliaj prezantoi para mediave ekipin garues. Ai deklaroi se Kryesia rikonfirmoi kandidimin e kryetarëve aktualë në bashkitë e këtij qarku. Ndërkohë, sa i takon listës për këshilltarë bashkiakë, Veliaj tha se do ketë prurje të reja nga fusha akademike, por dhe juristë, ekonomistë dhe shumë zv.ministra, madje edhe nga ministri të rëndësishme.

“Këshillat Bashkiake do te respektojne balancën gjinore. Kemi bërë një shartim të disa rrymave, që përfaqësojnë shoqërinë e Tiranës, edhe të disa krahinave. Sigurisht, Tirana tani është mozaiku që përfaqëson gjithë Shqipërinë. Kemi disa prurje të reja nga bota akademike dhe kemi një kryesisht një fokus tek juristët dhe financierët, duke qenë se Këshilli Bashkiak do të duhet të marre vendime të rëndësishme për vazhdimsinë e punëve në Tiranë. Kemi disa projekte madhore që duam të kalojmë: Stadiumin e ri ‘Selman Stermasi’, Pallatin e ri të sportit “Asllan Rusi”, dy hangarë që e kanë tejkaluar moshën e tyre dhe duhet që t’i bëjmë të reja. Do të thotë që do të bëjmë disa procedura ligjore dhe skema financiare për të bërë këto investime. Te “Bulevardi i Ri” do të duhet që të vazhdojmë me një tjetër Pallat të Kongreseve. Ky që kemi shumë i mirë, por që sot është i rezervuar, kështu që do të duhet të bëjmë disa investime të mëdhaja aty. Bashkia e re e Tiranës do të transferohet te Bulevardi i Ri. Kështu që, për të gjithë këto operacione të rëndësishme të kryeqytetit po kërkojmë ekonomistë dhe juristë të zotë. Jam vërtetë i kënaqur që kemi një përfaqësi të të rinjve. Në sondazhet e fundit ne fitojmë në çdo moshë, por kryesisht tek mosha e të rinjve kemi pasur mbështetje më të madhe. Nuk e di kush ka ndikuar, puna, Viti Rinës, Viti i Sportit, kështu që duam që të rritet dhe përfaqësia e tyre. Do të jetë vërtetë një listë qytetare, që do synojë atë që është dhe ambicia ime për një fushatë pozitive në Tiranë. Unë nuk besoj se Tirana ka parë hajër as nga tramet imagjinarë, as nga këto historitë e shportave falas në fushatë. Tirana ka parë hajër kur ka pasur punë, kur ka pasur përqëndrim për t’i bashkuar njerëzit. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë dhe nuk i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, ne bëjmë gjëra të mrekullueshme”, deklaroi ai.

Vëliaj bëri të ditur se në Këshillin Bashkiak do të ketë edhe disa zv. Ministra.

“Do të ketë një përfaqësi të zv.Ministave sepse unë besoj fort që lidhja e Tiranës me qeverinë qëndrore duhet të vazhdojë të forcohet. Patjetër që kemi një super avantazh, Kryeministri, ish Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kupton ndoshta edhe më shpejt se kushdo tjetër ku është zemreku i Tiranës dhe ça nevojash ka, kështu që duam ta forcojmë këtë lidhje”, deklaroi Veliaj.

Etiketa: kandidatetVeliaj

Ju sugjerojmë

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
Aktualitet

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

10 Dhjetor, 2025 7:42 pm
EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Kronikë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

10 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
Kronikë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

10 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
Bota

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

10 Dhjetor, 2025 3:34 pm
1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale
Kryesore

“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale

10 Dhjetor, 2025 2:47 pm
Para
Dhunohet barbarisht mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë

Mamurras/“Mos xhironi gomat”, dy të rinjtë i përgjigjen me plumba

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 26 mars 2023

Parashikimi i motit, 22 shtator 2022

Parashikimi i motit, 26 mars 2023

TE FUNDIT

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
10 Dhjetor, 2025

Ministria e Brendshme italiane ka tashmë një plan për të rihapur qendrat në Shqipëri Kjo mund të ndodhë që në pranverë, nëse...

Lexo më shumë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
10 Dhjetor, 2025

Teksa policia greke ende nuk ka dalë me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, përgjegjës për...

Lexo më shumë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
10 Dhjetor, 2025

Një 68-vjeçare e identifikuar me inicialet P.L. ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në  rrugën...

Lexo më shumë

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
10 Dhjetor, 2025

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mbajti një fjalim në takimin e përbashkët të sotëm midis Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com