Një politikane e opozitës, Elvira Vikhareva, u helmua me mbetje të metaleve të rënda.
Këtë e bën të ditur agjencia ruse Sota duke saktësuar se ngjarja ka ndodhur disa muaj më pare, ndërkohë që Vikhareva kishte kryer analizat laboratorike pasi kishte filluar të shfaqte disa simptoma të helmimit.
Sipas Sotës, në gjakun e Vikharevas u gjet dikromat kaliumi, një substancë shumë toksike dhe kancerogjene.
Vikhareva u tha gazetarëve se filloi të përjetonte dhimbje të forta në stomak, rritje të rrahjeve të zemrës, mpirje, spazma muskulore, të fikët dhe rënie të flokëve./Opinion.al