Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama kritikon BE nga Britania: Ka qenë hipokrite me ne, tani është më vigjilente

2023/03/24 at 9:00 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama kritikon BE nga Britania: Ka qenë hipokrite me ne, tani është më vigjilente

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë mëngjesin e sotëm për “Chatham House” në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Britanisë së Madhe ku ndodhet për një vizitë zyrtare.


Teksa nuk kurseu ironitë për etiketimin e qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë drejt Britanisë, Rama pati kritika dhe për BE.

Kreu i qeverisë u shpreh se pavarësisht se vendi ynë i ka përmbushur detyrat, Bashkimi Evropian ka qenë duke u marrë me zgjedhjet lokale apo kombëtare në vendet e tjera anëtare.

Sipas Ramës që pas luftës në Ukrainë, BE është më vigjilente ndaj Ballkanit dhe theksoi se Shqipëria ka nevojë për BE-në që të sigurojë demokracinë funksionale për brezat e ardhshëm.

“Si?! Të anëtarësohemi në BE? Po më kërkoni të shoh globin e kristalit, të parashikoj të ardhmen që është e pamundur sepse edhe BE nuk di gjë për këtë, askush nuk e di. Por, dëgjoni, pjesa e thjeshtë dhe më e vështirë për ne është se duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. Qëllimi ynë është që të kemi një sistem drejtësie të pavarur dhe profesional dhe që të kemi të gjithë pjesën tjetër e cila është e mirë dhe që përkon me 4 mijë e disa qindra ligje, akte nënligjore që na duhet të miratojmë. Dhe kjo do ta bëjë Shqipërinë një demokraci moderne dhe funksionale. A do ta bëjë Shqipërinë një shtet anëtar? Nuk e di!

Kemi parë një BE i cili ka qenë absolutisht hipokrit me ne, sepse ne i kishim bërë detyrat e shtëpisë, por nuk ishte e mjaftueshme sepse ata kishin problemet e tyre të brendshme. BE, se nu dua të tingëlloj tani si tifoz i Brexit-it sepse nuk jam. Bashkimi Evropian është një federatë egosh që ndonjëherë nuk pikë takohen me njëra-tjetrën, ka 27 zgjedhje kombëtare, lokale, evropiane dhe nuk janë në të njëjtën ditë.

Kështu që duhet ta lexosh Bashkimin Evropian duke parë zgjedhjet. Nuk ka rëndësi që bën detyrat e shtëpisë, nuk ka rëndësi që Komisioni Evropian është i pranishëm për të vlerësuar teknikisht dhe jo politikisht, objektivisht dhe jo subjektivisht se sa ka bërë ky shtet punën e vet, për të thënë që po e kanë bërë punën e tyre dhe meritojnë çeljen e bisedimeve për anëtarësim, sepse ndërkohë na dalin zgjedhje në Holandë.

Kur ishin në atë kohë zgjedhjet atje na u desh të përballeshim me të njëjtën retorikë, ashtu si me retorikën këtu, me tituj: një tjetër bandë shqiptare është goditur dhe kur lexon artikullin, lexon për holandezë, belgë, marokenë dhe në fund dalin nja dy shqiptarë të moshuar që ruanin serën, megjithatë e gjitha banda ishte shqiptare në titull sepse ishte me rëndësi që të ndërtohej një histori e armikut në kufi, dhe kjo i ka bërë njerëzit me barka të transformohen sikur vijnë për të ripushtuar Anglinë Perëndimore, nuk është kështu! Lufta në Ukrainë e solli në vete Bashkimin Evropian kur bëhet fjalë për gjeo- politikën sepse në terma konkrete kurrë nuk morën një vendim gjeo-politik në kohë kur vjen fjala për ne.

Tashmë janë më vigjilentë dhe e kuptojnë se nuk mund ta lënë Ballkanin jashtë këtij projekti, ajo për të cilën lutemi është që BE të vazhdojë të ekzistojë derisa ne të përmbushim detyrat, pastaj mund të shpërndahen, është problemi i tyre. Ne duam të jemi një shtet demokraci funksionale për brezat e ardhshëm dhe këtë mund ta bëjmë duke pasur Bashkimin Evropian në krah. Pa BE nuk mund ta shpikësh këtë, është një dije e cila është ndërtuar për shumë vite, janë instrumente që nuk mund t’i shpikësh dhe e gjitha mungesa e traditës që përmenda më herët mund të zëvendësohet vetëm nga kjo dije. Dhe kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian është kaq i çmuar”, u shpreh Kryeministri.



Ju sugjerojmë

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
Bota

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

20 Dhjetor, 2025 8:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

20 Dhjetor, 2025 8:46 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 20 dhjetor 2025

20 Dhjetor, 2025 8:45 am
Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Para
Arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim, ja për çfarë akuzohet

Qarkullonte me kallashnikov në makinë, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Dhunohet barbarisht mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë

Shpërndante drogë, arrestohet 37-vjeçari në Gjirokastër

Ahmetaj për gazetarin: Është mercenar, shkroi se bëj orgji me…

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Arben Ahmetajt
















TE FUNDIT

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
20 Dhjetor, 2025

SHBA-të thonë se ushtria e tyre ka kryer një “sulm masiv” kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
20 Dhjetor, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e...

Lexo më shumë

Horoskopi, 20 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
20 Dhjetor, 2025

DASHI Energjia juaj nuk kalon pa u vënë re: në punë, jeni të shtyrë të merreni me projekte të reja,...

Lexo më shumë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com