Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Boçi mban fjalën e fundit si deputet në parlament: I kam falur shpifjet

2023/03/23 at 6:23 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Boçi mban fjalën e fundit si deputet në parlament: I kam falur shpifjet

Luçiano Boçi, i cili do të lërë mandatin e deputetit për të kandiduar si kryetar bashkie në Elbasan mbajti fjalën në Kuvend duke thënë se nuk po dorëzohet.


Boçi shprehet se këtë sakrificë po e bën për t’i kthyer lavdinë Bashkisë së Elbasanit.

Po ashtu ironizon qeverinë duke thënë se i ka falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore dhe i bën thirrje që të ndalen së detyruari qytetarët ëqë t’i pëlqejnë në rrjete sociale.

“Në këtë sallë më ka sjellë mbështetja dhe vota e qytetarëve pa parti të Elbasanit. Vetë në këto vite jam përpjekur sa kam mundur me angazhimin tim të jem zëri i tyre. Jam përpjekuri të jem mbështetja e tyre, zgjidhësi i problemeve të tyre, miku i tyre, pavarësisht krahut politik, vetvetja. Jo gjithmonë ia kam arritur dhe kjo është krejt njerëzore ama ka qenë nder për mua. Ka qenë besimi i tyre që e ka bërë fjalën të vlerë dhe i ka dhënë frymë mendjes time të flasë dhe të thojë të vërtetën. Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Një mekanizëm që vret besimin dhe shpresën e qytetarëve. Këtu jam ballafaquar me kundërshtar luftarak dhe me kolegë.. i kam falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore. Ky vend më ka pëlqyer për dinamikën, të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj. Nuk jam nga ata që dorëzohem. Më pëlqejnë betejat dhe sfidat, sikurse më pëlqen të jem me njerëzit e vërtetë të këtij vendi, të nxis një investim, të ndihmoj dikë. Jam i bindur që edhe ju këtë dëshironi, pavarësisht detyrimeve dhe joshjeve politike. Më është dhënë privilegji që dikush mund ta quajë sakrificë. Privilegj për të qenë në bashkinë time të Elbasanit, e shoh si mundësinë e artë për t’i kthyer të gjithë shkëlqimin, meritën dhe lavdinë e dikurshme. Fati i një qyteti mund të ngjajë i vogël por është madhërisht i rëndë si gur prehistorik në ndërgjegjen e qytetarëve. Nëse ka një pasqyrë ku dua të dukem mirë është vetëdija e qytetarëve. Unë po iki për tu rikthyer se kjo u vlen njerëzve të mi se bashkë me ta do e bëjmë ndryshimin. Do e bëjmë Elbasanin një vend të dashur ku mund të jetosh pa menduar si të ikësh, ku përmasa njerëzore rritet dhe trashëgohet bukur. Boll i detyruat qytetarët t’ju pëlqejnë me zor në rrjete sociale. Bashkia është e qytetarëve dhe ata do e bëjnë ndryshimin. Sot unë nuk dua të flas për mizorinë me të cilën e keni trajtuar atë bashki me dekada dhe keni përfituar gjatë këtyre viteve. I keni bindur se janë të varfër dhe se do të vdesin të tillë dhe ky padyshim është një krim. U keni helmuar tokën më të butë të planetit dhe u keni mashtruar me një gjysmë thesi miell që të mbajnë gojën mbyllur. U keni vjedhur 27 mln euro me një gënjeshtër që edhe pse nuk djeg dot plehra, ju u djeg me siguri. Keni shkatërruar çdo infrastrukturë, keni braktisur lagje dhe fshatra, pa rrugë e pa shërbim, por vetëm me presionin për të marrë votën. Unë po iki për t’u rikthyer atje ku çdo gjë e vogël bën një diferencë të madhe. Ne do ta rikthejmë Elbasanin në një pol të rëndësishëm ekonomik, në trekëndëshin, Tiranë-Elbasan –Durrës. Një vend ku mund të jetosh pa menduar si të ikësh. Elbasanin do ta bëjmë qytetin e internetit të shpejtë dhe do t’i tregojmë qeverisë së si qeveriset në një vend me njerëz të mirë. Kërkesa ime në këtë sallë, është boll ia vratë votën dhe të ardhmen duke ia blerë atë. Boll ia kërcënuan jetën duke i larguar për bindje politike dhe boll i mashtruat me propagandë”, tha Boçi.



Ju sugjerojmë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Para
Rama takohet me Sunak: Të bashkëpunojmë për të luftuar grupet kriminale

Rama takohet me Sunak: Të bashkëpunojmë për të luftuar grupet kriminale

Prokurori i Manhatanit: Trump krijoi pritshmëri të rreme për arrestimin e tij

Prokurori i Manhatanit: Trump krijoi pritshmëri të rreme për arrestimin e tij

Shenjat e Horoskopit që mund t’ju tradhtojnë shumë lehtë

Shenjat e Horoskopit që mund t’ju tradhtojnë shumë lehtë
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com