Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvendi: PD kërkon mocion me debat për raportin e DASH

2023/03/23 at 10:40 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PS kërkon ndryshimin e rendit të ditës të seancës plenare të 7 Korrikut

Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat në seancën e sotme kuvendore. Është deputetit Luçiano Boçi i cili në argumentin e tij mbi këtë mocion u shpreh se ky raport është ndër më të rëndët e hartuar për Shqipërinë.


Kërkesa

Kërkesë për ndryshim të Rendit të Ditës të Seancës Plenare datë 23.03.2023, ora 10.00 duke përfshirë si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Drejtuar: Znj. Lindita NIKOLLA

KRYETARE E KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Zonja Kryetare,

Ditët e fundit është publikuar Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për

Shqipërinë. Gjetjet e këtij raporti janë tejet serioze dhe nxjerrin në pah situatën alarmante ku

ndodhet Shteti Shqiptar pas gati 10-vite keqqeverisje.

Disa nga gjetjet e këtij raporti janë, mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit,

mungesa e mediave të pavarura dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e

zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të

kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit.

Ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, “presioni politik, frikësimi, korrupsioni

dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të

pavarur dhe efikase”, thuhet në këtë raport.

Korrupsioni, thekson raporti, ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes,

përfshirë edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private. Një nga problemet kryesore

të përmendura në raport është gjendja e medias dhe trysnia ndaj saj. Sipas raportit, vëzhguesit

pohojnë se “qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në

media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”.

Ka media të lira dhe një përhapje të madhe të organeve të medias, veçanërisht në internet, që

përfaqësojnë një spektër të gjerë pikëpamjesh pa përgjegjësi, shpesh pa e atribuar informacionin.

“Megjithatë, janë të pakta mediat e pavarura, pasi shumica e mediave janë në pronësi të

biznesmenëve me peshë që kanë interesa të mëdha, të cilët përdorin mediat e tyre për të

avancuar interesat e tyre, përfshirë përfitimin dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë

politike”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan

qeverinë për zbatim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike. Aty

përmenden si shembuj mbyllja me forcë e një ambienti biznesi të një deputeti të opozitës, i cili

tha se kompania e tij ishte vënë në shënjestër, pasi ai kishte akuzuar vazhdimisht dhe publikisht

zyrtarët e qeverisë për korrupsion. Po ashtu përmendet shembja në dhjetor e një hoteli nga

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, duke përmendur si arsye shkelje të rënda të

ligjeve të ndërtimit.

Duke iu referuar këtyre zgjedhjeve, në raport thuhet se sipas Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve, “partia në pushtet siguroi avantazhe të rëndësishme nga fakti i të qenit pushteti i saj, nga kontrolli mbi administratat vendore dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative”.

Raporti përmend gjithashtu përfitimin që shumica siguroi nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media, si edhe pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur të përdorin instrumentat që Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit përcakton duke i dhënë hapësirë funksionit kontrollues të Parlamentit. Por shpesh herë këto të drejta që Kushtetuta i njeh Opozitë, nuk janë respektuar nga mazhoranca apo Kuvendi.

Në këtë kontekst, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup

deputetësh të opozitës kërkojnë:

  1. Ndryshimin e Rendit të Ditës
  2. Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni

me Debat për Raportin e DASH.

  1. Debati të jetë me kohë të pakufizuar, ku çdo deputet të ketë një kohe niminalisht

prej 10 minutash për të diskutuar.

Kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme.

Etiketa: Kuvendimocion


Ju sugjerojmë

Arrestimi i ish-Presidentit, reagon Lulzim Basha: Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit!
Aktualitet

Meta kërkon lirinë: Të zbutet masa e sigurisë, jam kreu i një partie opozitare

13 Qershor, 2025 3:56 pm
Efektet e pandemisë/ Janar-prill 2021, 40% më shumë shtrime në psikiatri
Aktualitet

Shëngjin, fluks pacientësh në qendrën shëndetësore

13 Qershor, 2025 3:42 pm
U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…
Kryesore

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…

13 Qershor, 2025 3:24 pm
“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
Bota

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

13 Qershor, 2025 3:04 pm
Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
Aktualitet

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

13 Qershor, 2025 2:45 pm
Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor, 2025 2:20 pm
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

13 Qershor, 2025 1:52 pm
Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
Bota

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

13 Qershor, 2025 1:46 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

13 Qershor, 2025 1:00 pm
Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
Kryesore

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

13 Qershor, 2025 12:52 pm
Para
Macron zotohet të vazhdojë reformën e pensioneve, qytetarët vijojnë protestat në Francë

Macron zotohet të vazhdojë reformën e pensioneve, qytetarët vijojnë protestat në Francë

Çfarë u arrit në takimin Xi-Putin në Moskë?

Çfarë u arrit në takimin Xi-Putin në Moskë?

Mocion me debat për raportin e DASH, Balla: Përshëndes faktin që s’ka firmosur Berisha

Mocion me debat për raportin e DASH, Balla: Përshëndes faktin që s’ka firmosur Berisha
















TE FUNDIT

Meta kërkon lirinë: Të zbutet masa e sigurisë, jam kreu i një partie opozitare

Arrestimi i ish-Presidentit, reagon Lulzim Basha: Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit!
13 Qershor, 2025

Ish-Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”. Tetë muaj...

Lexo më shumë

Shëngjin, fluks pacientësh në qendrën shëndetësore

Efektet e pandemisë/ Janar-prill 2021, 40% më shumë shtrime në psikiatri
13 Qershor, 2025

Deri në 40 persona paraqiten çdo ditë në qendrën shëndetësore në Shëngjin. Janë qytetarë të grupmoshave të ndryshme, kryesisht të...

Lexo më shumë

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…
13 Qershor, 2025

Dy fëmijët në Greqi, të cilët u shpëtuan fillimisht nga mbytja nga një shqiptar, kanë pësuar vdekje klinike. Prindërit e...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
13 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka paralajmëruar të premten Iranin se duhet të bëjë marrëveshje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com