Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar nga policia në Tiranë.
Uniformat blu bëjnë me dije se pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat.
Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.