Koreja e Veriut ka njoftuar ditën e hënë se ka simuluar një sulm bërthamor në Korenë e Jugut, duke testuar raketa balistike në këtë fundjavë.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka akuzuar SHBA-në dhe Korenë e Jugut për rritjen e tensioneve me stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake.
Nga kjo arsye dyshohet se ka ndodhur edhe lëshimi i raketave balistike, ku sipas Koresë së Veriut ishte demonstrimi i pestë që ka kryer përgjatë këtij muaji, raportoi CNN.
Ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë kanë detektuar lëshimin e një rakete në ujërat e bregdetit lindor të Veriut. Lëshimi i kësaj rakete thuhet se ndodhi një orë para se SHBA-ja të fluturonte bombarduesit B-1B për trajnime me avionët luftarakë të Koresë së Jugut.
Disa ekspertë kanë argumentuar se Veriu i përdor këto stërvitje si pretekst për të avancuar programet e tij të armëve. Po ashtu po cilësohen si “paralajmërim i fuqishëm” për SHBA-në dhe Korenë e Jugut “të cilat nuk po fshehin përpjekjet e tyre për të nisur një luftë” kundër Koresë së Veriut, tha CNN.
Të dy qeveritë japoneze dhe ato të Koresë së Jugut dënuan me forcë lëshimin e raketës të së dielës, për të cilën ata thanë se ishte një “shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”./Opinion.al