Klubi i Futbollit Vllaznia ka shkarkuar trajnerin Mirel Josa. Lajmi bëhet i ditur në një postim të klubit në rrjetet sociale, ku bëhet me dije gjithashtu se Josa do të zëvendësohet nga trajnerët Auron Mil dhe Vioresin Sinani.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme! Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Mil dhe Vioresin Sinani”, thuhet në reagimin e klubit Vllaznia./Opinion.al