Greqi vijon të regjistrojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj, bëjnë me dije se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën nga COVID 98 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 22 852 në total që prej fillimit të pandemisë.
Po gjatë këtij harku kohor, janë regjistruar 17 409 raste të reja me COVID. Aktualisht në intubim në spitalet greke po trajtohen 653 pacientë.
Gjatë 24 orëve në spitale janë shtruar 432 pacientë në Greqi, ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 484./ Opinion.al