Bota

92 punonjës të termocentralit të Çernobilit mbahen peng nga forcat ruse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:29 - 25/02/22 |
Opi Nion

92 anëtarë të personelit të termocentralit të Çernobilit po mbahen peng nga forca ruse. Lajmi është konfirmuar nga ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Mararova.

Diplomatja ukrainase tha se për këtë arsye ata nuk janë në gjendje të punojnë me turne dhe të ndjekin rregullat strikte siç kërkon termocentrali.

“Ukraina po u drejtohet të gjithë rregullatorëve bërthamorë dhe vendeve të tjera për t’i paralajmëruar ata për situatën në Çernobil.Ne po mundohemi të jemi shumë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm që të mos ketë dëmtime. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Federatën Ruse, dhe për këtë arsye u drejtohemi të gjithëve”, tha Markarova.

Shtëpia e Bardhë dënoi të enjten Rusinë për marrjen peng të stafit civil të Çernobilit në Ukrainën veriore dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.

Pas