Një shumë marramendëse prej 919 milionë eurosh është dëm i madh që i bëhet buxhetit të shtetit. Këtë e bëri të ditur kreu i KLSH, Leskaj në Komisionin e Ekonomisë.
Por a shkojnë në burg përgjegjësit për këto humbje të mëdha që i shkaktojnë ekonomisë?
Kryetari KLSH, Bujar Leskaj ndërsa evidentoi dëmin prej 919 mln euro dha se janë bërë 51 kallëzime penale.
Shqetësim për Leskajn mbetet niveli i ulët i zbatueshmërisë së masës së propozuar nga KLSH, për shkarkimet nga puna të zyrtarëve të lartë, që janë kallëzuar penalisht, të cilët ende vijonë punën në administratën publike.
Sipas Leskaj, në 2015 janë rritur auditimet me 8.8% dhe projeksionet për këtë vit janë që të rriten në nivelin e 15 %.