InstaBIZ

9 vite martesë, Ashley Graham shtatzënë për herë të parë


               Publikuar në : 19:15 - 14/08/19 |
el ida

Modelja e njohur plus size, Alshey Graham është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ashley e ndau lajmin emocionues, me anë të një postimi në Instagram, ditën e përvjetorit të martesës me Justin Ervin.

“Sot 9 vite më parë, unë u martova me dashurinë e jetës time. Ka qenë rrugëtimi më i bukur me personin tim të preferuar. Sot, ndihem po kaq e bekuar, mirënjohëse dhe e ngazëllyer për të festuar me familjen tonë që po rritet. Gëzuar përvjetorin Justin Ervin. Tani jeta jonë do të bëhet dhe më e bukur”, ka shkruar ajo.

Modelja e njohur duket se është në muajt e fundit të pritjes dhe për të ndarë lajmin ka pritur ditën e veçantë. Ashley njihet si modele plus size dhe ka thyer standardet e modelingut, duke futur në treg një frymë të re./Opinion.al

Pas