Aktualitet

9 të shëruar nga COVID, rritet numri i të shtruarve në spitalin infektiv


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 27/05/20 |
Al Do

Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha gjatë përditësimit të të dhënave për situatën e COVID-19 se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ditën e sotme janë raportuar 21 raste të reja me koronavirus, të gjitha në Tiranë. Kjo ka sjellë edhe shtimin e personave të shtruar në spitalin infektiv.

Aktualisht në spital po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend.

Kujtojmë se nga 21 të infektuarit e raportuar, 13 ishin brenda QSUT, personel mjekësor dhe pacientë të cilët kishin rënë në kontakt me një infermiere të infektuar dy ditë më parë. /Opinion.al

Pas