Aktualitet

9 punonjëse të një fabrike me shenja helmimi, u shkaktua nga një produkt aromatizues



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 08/09/22 |
Opi Nion

Nëntë punonjëse të fabrikës së përpunimit të ullirit në aksin rrugor “Fier-Vlorë” janë dërguar me shenja helmimi në Spitalin Rajonal të Fierit.

Sipas policisë, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.

Bëhet me dije se 9 punonjëset fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”. Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al

Pas