Aktualitet

9 kallezime ndaj 2 efektivëve, del fotoja e policit të patrullës të akuzuar për grabitje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:23 - 26/11/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me dy efektivët e policisë, një i Komisariatit nr.1 dhe një i Policisë Bashkiake në kryeqytet,  të cilët u arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve,  janë dokumentuar 3 raste grabitjeje që ata kanë kryer.

Dy efektivet, Sajmir Muzikani, 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe Serxhio Cani, 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, pasi ndalonin të rinjtë, u kerkonin dhe u merrnin shuma parash prej 20, 30 dhe deri në 50 mije leke të reja. Gjithashtu mësohet se ka patur 9 kallezime ndaj tyre.

Ndërkohë Opinion.al ka siguruar edhe foton e Serxhio Canit, punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr. 1 të Policisë.

 

Pas