Aktualitet

9 anëtarë në Gjykatën e Lartë,Kim:Reforma në Drejtësi do të ketë rezultate


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:27 - 30/07/21 |
Opi Nion

Pas caktimit të gjyqtarit të nëntë të Gjykatës së Lartë, ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Diplomatja amerikane, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale falenderon Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Presidencën, teksa shprehet se mbetet për t’u caktuar edhe një gjyqtar në mënyrë që Gjykata e Lartë të caktojë gjyqtarë për Kushtetuesen.

“Le të ecim përpara hap pas hapi, në mënyrë që reforma në drejtësi të mund të sjellë më shumë rezultate dhe që Shqipëria të qëndrojnë në rrugën drejt BE-së,” shprehet më tej Yuri Kim.

Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot dekretin për emërimin e Asim Vokshit në Gjykatën e Lartë. Me dekretimin e Vokshit që vjen nga radhët e gjyqtarëve numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë që janë emëruar shkon në 9, duke e çuar drejt funksionimit.

Pas