Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akti i Unitetit/Senatori amerikan: Ja pse duhet te vihet ne djeni Kongresi

2021/09/27 at 10:30 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Akti i Unitetit/Senatori amerikan: Ja pse duhet te vihet ne djeni Kongresi

Aurenc Bebja*, Francë – 27 Shtator 2021


 “Congressional Record” ka botuar, me 11 gusht 1972, “Aktin e Unitetit” të shqiptarëve në mërgim (ekzil) të realizuar gjatë konventës tre ditore të organizuar asokohe nga Mbreti Leka Zogu I në Madrid, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Takimi i partive dhe grupeve të emigracionit shqiptar

 I nderuari Strom Thurmond

nga Karolina e Jugut

në Senatin e Shteteve të Bashkuara

E premte, 11 Gusht 1972

 

  1. Thurmond. Zoti President, Leka I, Mbreti i Shqiptarëve, në një lëvizje të një rëndësie të caktuar, së fundmi thirri përfaqësuesit e të gjitha grupeve shqiptare në megrim (ekzil) në një takim në Madrid, Spanjë. Ky takim është i rëndësishëm, sepse ishte hera e parë në 20 vitet e fundit që shqiptarët që përfaqësonin ideologji të ndryshme mblidheshin për të diskutuar problemet dhe dallimet e tyre.

 

Në takim, delegatët diskutuan mënyrat në të cilat ata mund të punonin së bashku për të sjellë rënien e regjimit aktual jopopullor në Shqipëri, i cili ruan sundimin e tij duke burgosur ata që flasin kundër tij. Delegatët krijuan një kuadër organizativ për të lejuar që grupe të ndryshme të bashkëpunojnë pa kompromentuar ideologjitë e ndryshme.

 Shqiptarët në ekzil kanë rënë dakord për herë të parë të punojnë së bashku për të sjellë lirinë në një tokë që ka kaluar shumë kohë pa të. Mendoj se është e rëndësishme që Kongresi dhe qytetarët e Shteteve të Bashkuara të ndërgjegjësohen për përpjekjet e tyre.

 Zoti President, kërkoj pëlqimin unanim që kjo marrëveshje, e inicuar nga Madhëria e Tij Mbreti Leka I, të printohet në “Zgjerimet e Vërejtjeve – The Extensions of Remarks”.

 Duke mos pasur asnjë kundërshtim, marrëveshja u urdhërua të printohej në Recorp, si më poshtë :

 Akti i Unitetit (Act of Unity)

 Me ftesë të Madhërisë së Tij Mbretit Leka I, palët dhe grupet e shqiptarëve në emigrim u takuan në Hotel Cuzco në Madrid, më 2 dhe 3 korrik 1972, dhe pasi diskutuan situatën shqiptare dhe ndërkombëtare,

 Vendosën :

 1.Që forcat kombëtare të jenë të bashkuara për sigurimin e një Shqipërie etnike, dhe rënien e Regjimit antipopullor që peshon rëndë mbi Shqipërinë, dhe për mbrojtjen e integritetit të Kombit nga çdo plan i huaj.

 2. Që të zhvillohen aktivitete në të gjitha fushat, politike, kulturore dhe shoqërore.

 3. Që të krijohet një shtyp i bashkuar.

 4.Për të vënë nën veprim, pikat e mëposhtme janë të nevojshme :

 (a) Një organizatë ekzekutive e përbërë nga 9 anëtarë të cilët nga ana e tyre zgjedhin Presidentin, Zëvendës Presidentin, Sekretarin dhe Thesarin.

 (b) Një Organizatë Këshilluese e përbërë nga anëtarët e partive dhe grupeve politike.

 5.Grupet dhe palët që nuk kanë marrë pjesë në këtë Konventë do të njoftohen dhe do të ftohen të bashkohen në këtë sipërmarrje.

 6.Organizata e Bashkuar do të financohet dhe ndihmohet nga kontributet nga palët dhe grupet e nën-nënshkruara.

 7. Kompetenca e Organizatës do të vendoset në diskutimet e mëvonshme.

 8.Me miratimin e Kushtetutës aktivitetet e grupit dhe partive do të punojnë me kuadrin e kësaj Marrëveshjeje.

 9.Sapo kjo Marrëveshje të ratifikohet nga Këshilli i të gjitha palëve dhe grupeve, Statutet do të krijohen dhe kështu do të marrin formën e saj përfundimtare dhe të përcaktuar ligjore.

 10. Deri në nënshkrimin përfundimtar të Statuteve (i cili duhet të jetë jo më vonë se gjashtë muaj nga ky moment), do të krijohet një Këshill i përkohshëm Direktivash i cili më vonë do të punojë për Organizatën përfundimtare.

 11. Një shumë prej 1,600 dollarësh është vendosur si fond për shpenzimet e Këshillit të përkohshëm të Direktivave.

12. Konventa njeh aktivitetet e Komitetit Shqipëria e Lirë dhe do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë në të ardhmen.

 13. Ajo ndihmë morale dhe materiale duhet t’i jepet organizatës Pan Shqiptare të Vatrës, në mënyrë që ajo të vazhdojë detyrat e saj tradicionale.

 14. Që të punojë ngushtë me Lidhjen e Prizrenit në mënyrë që ata të mund t’i realizojnë qëllimet e tyre.

 15. Që “Komiteti Shqiptar i Lirë”, “Lidhja e Prizrenit” dhe “Vatra” për shkak të karakterit të tyre të veçantë të mos hyjnë në këtë marrëveshje.

 16. Me miratimin e Kushtetutës emri përfundimtar i Organizatës do të vendoset. Kjo Organizatë do të përbëhet nga dy Këshilla, Këshilli Ekzekutiv dhe Këshilli Konsultativ.

 17. Ky studim do të jetë në fuqi derisa të arrihet çlirimi i Shqipërisë, dhe

 18. Këshilli i Direktivave do të përbëhet me nënshkruesit:

 Zotnive :

 Dr. Halim Begeja (Organizata Balli Kombtar).

 Theodhor Papalilo (Partija Agrare Balli Kombtar).

 Dr. Fuad Myftija dhe Hysen Mulosmanaj (O. K. L. Legalitetit).

 Isa E. Ndreu (Partija Katundare).

 Ndue P. Gjomarkaj (Heroizma Shqiptare) dhe Ymer Bardhi (Bashkimi Shqiptar).

 Palët nënshkruese :

 Organizata “Balli Kombtar”

 Partija Agrare “Balli Kombtar”

 Organizata K. L. Legalitetit

 Heroizma Shqiptare

 Bashkimi Shqiptar

 Lidhja e Prizrenit

 Komiteti “Shqipnija e Lirë”

Vëzhgues :

 Shoqata Pan Shqiptare Vatra

Bloku Kombtar Indipendent

 Zotërinj, Përfaqësues të Grupeve dhe Organizatave Politike Shqiptare në Mërgim, Delegatë të Lidhjes së Prizrenit dhe Delegatë të Komitetit Vatra dhe Shqipëria e Lirë :

 Ne dëshirojmë me gjithë zemër t’ju urojmë mirëseardhjen në Madrid dhe gjithashtu dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë të lartë për Organizatat e ndryshme politike në Mërgim, që mirëpritën iniciativën tonë dhe emëruan delegatët e tyre në këtë Konventë, dhe për më tepër, iu shprehim vlerësimin tonë delegatëve të pranishëm në këtë Konventë.

 Zhvillimet dhe ngjarjet e fundit të pashembullta në nivel ndërkombëtar, të cilat herët a vonë mund të kenë një efekt mbi situatën në Shqipëri, dhe gjithashtu duke marrë parasysh kushtet më të pasigurta të kombit tonë, na çojnë në përfundimin se që emigracioni shqiptar të jetë gati për të përmbushur misionin e tij historik të mbrojtjes së të drejtave tona kombëtare, ai duhet të jetë i bashkuar dhe jo i ndarë si sot. Bashkimi i forcave kombëtare në mërgim do të sigurojë sigurinë e Shqipërisë etnike dhe realizimin e Kauzës (Çështjes) sonë të shenjtë.

 Nevoja për të parë shqiptarët në mërgim të bashkuar është theksuar shpesh nga udhëheqësit e shteteve mike si një parakusht, besojmë, për të siguruar përfundimisht mbështetjen e tyre morale dhe materiale.

 E gjithë kjo bëri që ne të merrnim iniciativën për të thirrur së bashku këtë kongres të nevojshëm. Ne jemi të bindur se gjatë diskutimeve që do të zhvillohen në këtë konventë, ju zotërinj, pasi keni përqafuar Çështjen Shqiptare, do të vendosni mbi të gjitha interesat e Atdheut, duke lënë mënjanë çdo dallim ideologjik që mund të kishit në të kaluarën, në mënyrë që të arrihet bashkimi i të gjitha forcave kombëtare. Ky bashkim nuk duhet të prekë ideologjitë e veçanta të Palëve dhe Grupeve në këtë Konventë historike.

 Me këtë dëshirë dhe shpresë, ju urojmë punë dhe suksese të frytshme. Me ndihmën e Zotit (Zoti na ndihmoftë!).

 

 



Ju sugjerojmë

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
Aktualitet

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

15 Maj, 2025 10:20 am
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

15 Maj, 2025 10:15 am
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

15 Maj, 2025 10:08 am
Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
Aktualitet

Shkodër/Mbyllet numërimi i votave për kandidatët, kush pritet të shkojë në Kuvend

15 Maj, 2025 10:06 am
Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri
Aktualitet

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri

15 Maj, 2025 9:55 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident në aksin “Plepa-Kavajë”, humb jetën këmbësorja

15 Maj, 2025 9:54 am
Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?
Bota

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

15 Maj, 2025 9:43 am
Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
Kryesore

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë

15 Maj, 2025 9:42 am
Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar
Aktualitet

Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar

15 Maj, 2025 9:37 am
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë

15 Maj, 2025 9:34 am
Para
Takimi me Ramën,Kurti:Biseduam për mbledhjen e 2 qeverive, u zotuam për…

Takimi me Ramën,Kurti:Biseduam për mbledhjen e 2 qeverive, u zotuam për...

Ushtria serbe në kufi me Kosovën, Rama: Manovra teatrale-ushtarake

Ushtria serbe në kufi me Kosovën, Rama: Manovra teatrale-ushtarake

Reciprociteti/Rama: E drejta është me Kosovën, pikë!Serbia bën mizën buall

Reciprociteti/Rama: E drejta është me Kosovën, pikë!Serbia bën mizën buall
















TE FUNDIT

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
15 Maj, 2025

Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin...

Lexo më shumë

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
15 Maj, 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë ditën e sotme takime konsultive me forcat politike në vend,...

Lexo më shumë

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
15 Maj, 2025

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë pas më...

Lexo më shumë

Shkodër/Mbyllet numërimi i votave për kandidatët, kush pritet të shkojë në Kuvend

Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
15 Maj, 2025

Me një proces të qetë dhe pa tensione është mbyllur edhe procesi i numërimit të votave preferenciale në Shkodër. Nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com