Autoritetet shëndetësore në Greqi deklarojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 86 viktima nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 3 015 raste të reja me COVID-19.
Në harkun kohor të 24 orëve janë kryer 61,323 teste zbulimi në të gjithë vendin. Prej tyre, 17,452 ishin molekulare dhe pjesa tjetër 43,871 ishin të shpejtë.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 320,629 mes të cilëve kanë humbur jetën 9 713 persona./ Opinion.al