Presidenti turk Recep Tayip Erdogan godet në kokë një djalë të vogël që preu i pari shiritin e inaugurimit të një ure. Video është bërë virale dhe ka nxitur reagime të shumta.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Rizës, ku Presidenti turk do të priste shiritin e inaugurimit, ndërkohë që një fëmijë u tregua më i shpejtë se ai dhe preu i pari. Pasi e vuri re, Erdogan nis ta qortojë të voglin dhe ta godasë në kokë me dorën e mbledhur grusht.
Para tij qëndronin disa fëmijë të vendosur si shenjë se investimet behën për të ardhmen.
Kjo sjellje e tij ka citur shumë reagim në Turqi duke dënuar sjelljen e Presidentit ndaj një fëmije.