Bota

Arrestohet në Turqi numri 2 i ISIS, krahu i djathtë i al-Baghdadit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:35 - 02/05/21 |
Opi Nion

Udhëheqësi ushtarak i Shtetit të vetëshpallur Islamik dhe ish- “krahu e djathtë” i drejtuesit të kalifatit Abu Bakr al-Baghdadi është arrestuar në Stamboll, sipas një deklarate të policisë, cituar nga media turke.

Sipas informacionit të disponueshëm, ai është një shtetas afgan, me emrin e koduar “Basim”, i cili u arrestua gjatë një hetimi policor në rrethin Atasehir të Stambollit, në anën aziatike të qytetit. Ai kishte mbërritur në Stamboll duke poseduar një pasaportë të rreme dhe u arrestua në 28 Prill, sipas agjencisë DHA.

Sipas mediave turke, “Basim” kishte ndihmuar al-Baghdadin të fshihej në provincën Idlib. Ai ishte gjithashtu drejtuesi i “krahut ushtarak” të organizatës xhihadiste, sipas NTV. “Basim” ishte zhdukur për muaj pas dëbimit të Shtetit Islamik nga Siria dhe Iraku në dhjetor 2017.

Abu Bakr al-Bagnadi u vra në vitin 2019 në një sulm të udhëhequr nga SHBA nga luftëtarët kurdë në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib./Opinion.al

Ne foto: al-Bahdhdadi 

Pas