Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

82-vjeçari përjashtohet nga azili pasi theu karantinën pa leje

2020/10/07 at 10:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
82-vjeçari përjashtohet nga azili pasi theu karantinën pa leje

Emisioni “Stop” ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Shkodrës për shqetësimin e të moshuarit, Bardhok Gegaj. 82-vjeçari ka denocuar në emisionin “Stop” se është përjashtuar nga Azili i Shkodrës, pasi gjatë kohës së karantinës ka dalë pa leje, për të bërë për një trajtim në shtyllën kurrizore.

Ai shprehet se ka kërkuar leje për të dalë duke u bazuar në urdhrin e Kryeministrit, i cili lejonte një ditë në javë që të moshuarit të dilnin nga banesat në orare të caktuara. Gegaj thotë se problemet i kanë nisur në fund të muajit mars dhe në fillimit prill, pasi drejtori e ka futur në karantinë dhe pse ai ka dalë negativ në testin e COVID-19.

Këtu ka nisur edhe konflikti me drejtorin, që ka cuar në nxjerrjen jashtë azilit, të Bardhok Gegajt. Nga ana tjetër, masa e pensionit 40% i është mbajtur nga azili, edhe pse gjatë kësaj kohe duhet ta siguronte vetë ushqimin, fjetjen dhe gjithcka tjetër.

Në Sigurimet shoqërore të Shkodrës na pohuan, se masa e pensionit është mbajtur deri në 1 korrik 2020, kohë, kur është dorëzuar shkresa e azilit, që provonte, se i moshuari ishte larguar.

Drejtoresha: Kjo është shkresa e Shtëpisë së të Moshuarve, ku ka thënë, që nga 01.07. ka ik nga institucioni. Këto janë pagesat, që i kanë kalu këtu -40% korrik-gusht, që ia kena dhënë shtesë kreditore në shtator.

Gazetarja: Pra ju më konfirmoni, që në periudhën mars-prill-maj-qershor, buxheti i ka kaluar Shtëpisë së të Moshuarve.

Drejtoresha: Ja prill-maj-qershor. -37,-37 pra -40% deri në 1 korrik, që na ka ardh shkresa, që zotëria ka ik. Nga 1 korriku ne ia kena bo të plotë.

Gazetarja: Sa e ka masën e pensionit?

Drejtoresha: 95 (mijë lekë të vjetra).

Nga ana tjetër drejtori i shtëpisë së të moshuarve Shkodër, Fatjon Hoxha, thotë, se zotëria është larguar me dëshirë nga institucioni, edhe pse ai i është lutur të mos e bëjë.

“Ja ku është letra e tij që kërkon të largohet nga azili. Ai është larguar me dëshirë, i jam ulur të mos ikte. I kam thënë të mos ikte”, thotë Hoxha. Ndërkohë Gegaj shprehet se drejtuesi i azilit është një “palaço dhe mashtrues” dhe shton se do të kthehet sërish në azil.

Në Shërbimin Social Shtetëror, shpjegojnë, se i moshuari mund të rikomisionohet, duke mbledhur shumë dokumente paraprakisht. Por deri atëherë 82-vjeçari Bardhok Gegaj, do të jetë në rrugë të madhe./tvklan.al

Ju sugjerojmë

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
Aktualitet

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..

4 Korrik, 2025 1:46 pm
“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…
Aktualitet

“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…

4 Korrik, 2025 1:29 pm
“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime
Aktualitet

“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime

4 Korrik, 2025 1:26 pm
“Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, ‘koka turku’”/Berisha: Zjarri në Elbasan, krim…
Aktualitet

“Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, ‘koka turku’”/Berisha: Zjarri në Elbasan, krim…

4 Korrik, 2025 1:21 pm
Uron SHBA-të për 4 Korrikun/Berisha: Përvjetor që vjen pas fitores ndaj Ajetollahëve
Aktualitet

Uron SHBA-të për 4 Korrikun/Berisha: Përvjetor që vjen pas fitores ndaj Ajetollahëve

4 Korrik, 2025 1:12 pm
Ministri Hasani: Forcojmë lidhjet afatgjata me Konsujt e Nderit
Aktualitet

Ministri Hasani: Forcojmë lidhjet afatgjata me Konsujt e Nderit

4 Korrik, 2025 1:03 pm
Afera e “Bankers”, reagon Sindikata e Naftëtarëve: Do mbrojmë çdo punonjës!
Aktualitet

Afera e “Bankers”, reagon Sindikata e Naftëtarëve: Do mbrojmë çdo punonjës!

4 Korrik, 2025 1:03 pm
“T’i ka dhënë informacionet gabim Altin Dumani”/Alibej e Dervishaj përplasen në gjyq
Kronikë

“T’i ka dhënë informacionet gabim Altin Dumani”/Alibej e Dervishaj përplasen në gjyq

4 Korrik, 2025 12:45 pm
Trafikonin armë për shitje në Shqipëri, pranga 2 shtetasve nga Kosova.Sekuestrohen..
Aktualitet

Trafikonin armë për shitje në Shqipëri, pranga 2 shtetasve nga Kosova.Sekuestrohen..

4 Korrik, 2025 12:39 pm
Shëndeti mendor në Shqipëri po përkeqësohet, mjekët…
Aktualitet

Librazhd/Në kushte depresioni, 33-vjeçari konsumon pesticide

4 Korrik, 2025 12:29 pm
Para
Video/ Brenda qelive të errëta të torturave komuniste

Video/ Brenda qelive të errëta të torturave komuniste

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 8 Tetor 2020

TE FUNDIT

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
4 Korrik, 2025

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Kyeministri Rama ka dhënë një paralajmërim të qartë për subjektet që kanë zaptuar hapësirat...

Lexo më shumë

“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…

“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…
4 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në 2 javëshin e dytë të korrikut “do të ngrejnë njëherë e mirë në...

Lexo më shumë

“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime

“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime
4 Korrik, 2025

Përmes një video në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të vendosjes së trarëve dhe pagesave...

Lexo më shumë

“Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, ‘koka turku’”/Berisha: Zjarri në Elbasan, krim…

“Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, ‘koka turku’”/Berisha: Zjarri në Elbasan, krim…
4 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi ditën e sotme urdhrin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtorëve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com