Bota

 819 vdekje në 24 orë, shifër rekord në Rusi për të tretën ditë rresht


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:20 - 14/08/21 |
Opi Nion

Autoritetet ruse njoftuan sot 819 vdekje të lidhura me Covid-19 gjatë 24 orëve, një numër rekord për të tretën ditë rresht për shkak të variantit Delta dhe një fushate të ngadaltë të vaksinimit.

Vendi, i cili po përballet me një shpërthim epidemie që në fillim të verës, regjistroi gjithashtu 22,144 raste të reja të koronavirusit, sipas një raporti ditor të lëshuar nga qendra e  qeverisë ruse për krizat. Tani, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 arrin në 169,683, sipas të dhënave të qeverisë. Shërbimi statistikor rus Rosstat raportoi më shumë se 300,000 vdekje deri në fund të qershorit 2021.

Në të njëjtën kohë, Moska njoftoi mbrëmë se shkalla e vdekshmërisë në qytet në korrik ishte 70% më e lartë karahasuar Me kohën para pandemisë në vitin në 2019 dhe 60% më e lartë në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Vetëm 30% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa fushata e vaksinimit filloi në dhjetor 2020. Thirrjet e Presidentit Vladimir Putin për vaksinim nuk ndihmuan në përshpejtimin e fushatës./Opinion.al

Pas